-0.3 C
Priština
More

    Pse është mosha e nënës aq e rëndësishme?

    spot_imgspot_img

    Mosha është faktori më i madh që ndikon në furnizimin me vezë. Kjo është e vërtetë për të gjitha gratë: sa më shumë plakeni, aq më pak vezë keni. Trupi juaj nuk prodhon më shumë vezë, as nuk ka ndonjë trajtim në dispozicion për të rritur sasinë ose cilësinë e furnizimit tuaj të vezëve.

    Pjelloria e një gruaje arrin kulminacionin në mes të 20-ve të saj, fillon të bie rreth moshës 27 vjeçare dhe pastaj bie akoma më shumë dhe më shpejt pas moshës 35 vjeç. Pjelloria e një gruaje matet me aftësinë e saj për të arritur një shtatzëni në një muaj të caktuar. Për gratë, aftësia për të ngjizur lidhet me cilësinë e vezëve të saj. Gjatë plakës së grave, fillojnë të ndodhin ndryshime hormonale. Ka shumë gjëra që ndodhin, por me interes të veçantë janë dy hormonet kryesore që kontrollojnë zhvillimin dhe lëshimin e vezës çdo muaj. Këto janë hormone që stimulon folikulat (FSH) dhe hormoni lutenizues (LH).

    Një nivel në rritje i FSH-së ndërlidhet zvogëlim të cilësisë së vezës. Cilësia e zvogëluar e vezës do të thotë se bëhet më e vështirë për spermën që të fekondojë vezën natyrshëm. Mund të ketë edhe anomali të kromozomave që ndodhin brenda vetë vezës, prandaj shumë klinika rekomandojnë amniocentezën për gratë shtatzëna mbi 35 vjeç.

    Një faktor tjetër për t’u marrë parasysh është numri i vezëve. Me rritjen e moshës së gruas, numri i vezëve në rezervën e saj ovariane bie vazhdimisht. Gratë lindin me të gjitha vezët që do t’i kenë tërë jetën e tyre, rreth 1 deri në 2 milion. Deri në kohën kur një grua arrin menopauzën, zakonisht në të 50-at, mbesin vetëm disa qindra vezë, potencialisht edhe më pak.

    Për të ilustruar këtë pikë, shkalla natyrore e shtatzënisë për gratë më të vjetra se 30 vjeçare është 20 deri në 30 për qind në muaj, por në moshën 40 vjeçare, gjasat e ngjizjes natyrale bien në më pak se 5 për qind në muaj.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...