Për disa, dushi i mëngjesit është një mënyrë e mirë për të nisur ditën, e ndërsa të tjerë zgjedhin mbrëmjen për t’u larë si një formë më relaksuese. Nga ana tjetër, shkenca nuk bie dakord me asnjërën prej praktikave. Dermatologët në fakt rekomandojnë herë më të reduktuar larjesh dhe fokusin tek 3 pjesë kryesore të trupit.
Duke u larë shpesh më shumë e dëmtoni lëkurën sesa e ruani. Ka shumë shanse ta thani atë, aq më tepër nëse përdorni solucione apo sapunë të ashpër. Dushet e përditshme janë të dëmshme pasi kështu eleminoni dhe bakteret që janë të nevojshme për lëkurën tuaj. Përveç lëkurës, dushi i shpeshtë bën keq edhe për flokët. Mund t’jua ashpërsojë dhe ndryshojë ngjyrën nëse i keni të lyer. Banjot 2-3 herë në javë janë më shumë se të mjaftueshme.
1. Prioritet duhet të jetë zona e sqetullave
Duke larë trupin me sapun nga koka tek këmbët siç e thamë mund të shkaktojë probleme me lëkurën. Nga ana tjetër është e rëndësishme të ruani higjenën, prandaj dushi me 3-hapa është metoda më funksionale që mund të praktikoni. Në vend të dushit të përditshëm, me rëndësi të madhe është të lani rregullisht zonën e krahëve dhe sqetullave.
Njësoj si sqetullat edhe kjo zonë është e prirur të djerësitet dhe të krijojë qime të brendshme. Për të shmangur çfarëdo lloj infeksioni duhet ta lani këtë zonë private rregullisht.
3. Këmbët
Larja e këmbëve është një tjetër proces shumë i rëndësishëm sipas dermatologëve. Të gjithë papastërtitë dhe bakteret mblidhen tek çorapet, këpucët dhe rrjedhimisht këmbët.
Burimi: Bright Side