Kur gratë pyeten se çfarë karakteristike duhet të ketë burri „i ëndrrave“ të tyre, përgjigja që dëgjoni më shumë është „sensi i humorit“. Por pse është kaq i rëndësishëm humori në një marrëdhënie?
Një pjesë e mirë e kujtimeve nga njerëz që s’janë më pjesë e jetës sonë, lidhen me të qeshurën dhe situatat e gëzueshme. Të qeshësh me dikë është mënyra më e mirë për të krijuar afrimitet. Nga ana tjetër, studimet kanë treguar se sensi i humorit perceptohet shumë herë më i rëndësishëm dhe më tërheqës sesa thjesht inteligjenca. Sigurisht, inteligjenca është e rëndësishme, por nëse nuk shoqërohet pa sens humori nuk preferohet saç do të ndodhte me të kundërtën.
Inteligjenca e dikujt nuk prodhon afrimitet në çift, humori dhe e qeshura, po! Sensi i humorit nuk qëndron vetëm tek shakatë në momente të caktuara, por tek bisedat flirtuese, ngacmimet e papritura, zbutja e tensionit të situatës dhe shmangia e konflikteve në mënyrën më të bukur të mundshme.
Të dyja gjinitë preferojnë që partneri i tyre të ketë humor, duke besuar që është e rëndësishme jo vetëm tek flirtimi dhe lidhja, por edhe në afatgjatë. Ndërkohë që burrat kërkojnë për një partnere që vlerësojnë sensin e tyre të humorit, gratë shohin për një burrë që i bën ato për të qeshur. Sipas studimeve, kur dy të huaj takohen me njëri-tjetrin dhe burri ja del ta bëjë për të qeshur gruan, shanset për të lindur diçka mes tyre janë të mëdha.
Me kalimin e kohës, në një lidhje humori bëhet gjuha private mes partnerëve dhe zakonisht është ajo që ul tensionet, prandaj po! Eshtë kaq e rëndësishme ta bëni për të qeshur.
Burimi: Psychology Today