Anketa e cila është kryer nga urologë në spitalet e universitetit të Koresë së Jugut, ka ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si ne shohim duart e gjinisë më të fortë, shkruan Daily Mail.
Në mënyrë të veçantë, studimi tregon se dora e djathtë e mashkullit tregon shumë për pjellorinë e tij.
“Sa më i gjatë të jetë gishti i unazës së dorës së djathtë se sa gishti tregues, aq më të mëdhenj janë testikujt e tij, dhe në këtë mënyrë edhe më efektivë sa i përket fertilitetit” – pohojnë hulumtuesit në bazë të të dhënave të mbledhura nga 172 meshkuj të moshës 20 – 69 vjeçare.
Testikujt kanë mesatarisht gjatësi prej 3-4 cm dhe gjërësi prej 2,5 cm, ndërsa peshojnë rreth 20 -25 gram.
Hulumtimet e mëhershme kanë konstatuar se testikujt me më shumë madhësi, përmbajnë më shumë qeliza Sertoli, të cilat mundësojnë prodhimin e spermës.
Shkencëtarët e Koresë së Jugut theksojnë se mosha dhe gjatësia e meshkujve nuk ka të bëjë fare me madhësinë e testikujve të tij, e cila vetëm në masë të papërfillshme varet nga pesha e tij./kosovarja.ch