-2.1 C
Priština
More

    Pse është e rëndësishme që gjithmonë të vendosni veten në rend të parë!

    spot_imgspot_img

    Ka arsye pse ndjeheni mirë kur i kushtoni kohë vetëm vetes suaj, dhe kjo gjë ja vlen më tepër se çdo gjë tjetër pasiqë është jeta juaj dhe duhet të ndjeheni mirë në të.

    Të gjithë humbasim veten ndonjëherë, çfarëdo qoftë arsyeja që na pengon të jemi vetvetja, duhet të luftoni dhe të vazhdoni me jetën ashtu si dini vetë.

    Mund të ecni rrugës suaj

    Ju jeni udhëheqës e jo përcjellës. Normalisht, duhet të dëgjoni për këshilla nga njerëzit përreth mirëpo nuk ju duhet leje prej tyre.

    Nuk keni pse i jepni llogari askujt

    Nëse dëshironi të jeni vetëm gjatë tërë natës dhe të vallëzoni me pizhama, kjo gjë nuk është punë e askujt tjetër përveç se e juaja. Çfarëdo që ju bën të lumtur, bëjeni dhe mos shikoni prapa.

    Do të jeni më e lumtur

    Keni humbur ndonjë mundësi? Frigoheni se do humbasni trenin e fundit? Nuk duhet të preokupoheni me mendime të tilla, jeni tepër e zënë me gjithçka që dashuroni duke e bërë.

    Jeni e fortë dhe e pavarur

    Mund të qëndroni në dy këmbët e juaja dhe të jeni përplot vetëbesim në vendimmarrje pa pasur askënd që t`ju përkrahë.

    I shihni gjërat ndryshe

    Të hënat janë sikurse 1do ditë tjetër e javës andaj mendoni pse duhet të urreni aq këtë ditë? Ndryshoni perpsektivën dhe largohuni nga mentaliteti i turmës.

    Është vetë-përmirësim

    Të antarësoheni në palestër, të bëni ushtrime në punë, gjithçka bëhet që të krijoni një vetvete më të mirë dhe kjo duhet të jetë prioriteti jetësor.

    Nuk humbasni identitetin tuaj

    Kur jeni e zënë 24 orë në ditë gjatë tërë javës, nevojat e juaja emocionale dinë të përfundojnë në fund të prioriteteve. Mirëpo kur keni kohë që të dëgjoni mendimet e juaja, të konsideroni qëllimet e juaja, sfidat dhe aspiratat e juaja do të jeni më të prira dhe të pajisura për zgjidhje pa dramë.

    Nuk është zgjidhje të sakriikoni lumturinë tuaj për të tjerët por për të qenë e vetëpërmbushur, ju nevojitet ajo kohë që ia kushtoni vetëm vetes pasiqë e meritoni.

    Të mbeteni pa përkrahje, nuk ju frikëson

    Pasiqë do mësoheni të kënaqeni me veten tuaj, atëherë mund të kënaqeni me të afërmit.

    Nuk brengoseni se çfarë mendojnë të tjerët

    Jeni komfort me mënyrën se si i bëni gjërat dhe si e jetoni jetën andaj nuk brengoseni se çfarë mendojnë të tjerët për ju.

    Do çuditeni me vetveten

    Të jeni vetjake nuk është mënyra më e lehtë e marrjes së vendimit mirëpo është mënyra që do ju sjellë lumturinë përfundimtare dhe do ju ndihmojë në arritjen e qëllimeve.

    Do jeni më energjike

    Në nivel më të vogël apo më të madh sikurse të vendosni të udhëtoni në tërë botën, energjia juaj do inspirojë edhe të tjerët

    Nuk do ndjeni keqardhje

    Nuk do të keni kohë për stabilizim, jeni tepër e zënë duke jetuar jetën. Gjithçka tjetër vjen më pas, e që merret si bonus.

    Ndjeheni shkëlqyeshëm

    Të kujdeseni me vetveten dhe të jeni burimi i lumturisë suaj? Nuk ka ndjenjë më të mirë në botë!

    Do mësoheni të pranoni ndryshimet

    Shumica e njerëzve firgohen nga ndryshimet, mirëpo nuk asgjë të tmerrshme tek ato. Ndryshimet janë progres dhe progresi sjell rezultate.

    Vendosni vetë standardet

    Ndaloni së maturi gjërat sipas pritjeve të nejrëzve sepse ashtu do të pushoni së qenuri një person tjetër. Nuk ka mënyrë më të shpejtë të humbjes së kontrollit mbi jetën tuaj se sa të dëgjoni njerëzit që mund të ju devijojnë nga rruga që keni zgjedhur.

    Është një arritje

    Të vendosni veten në plan të parë është sikurse çdo lidhje tjetër, ka nevojë për shumë angazhim. Kërkon kohë, durim, përkushtim dhe vendosshmëri por në fund do të jeni më e lumtur, e përmbushur dhe e buzëqeshur./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...