Pse duhet të fleni me flokët të mbledhura?

Kur isha në shkollë të mesme, përdorja xhel në flokët e mia dhe flela me dy grumbuj të shtrënguar të flokëve. Qëllimi ishte të zgjohem me flokë dredha-dredha, mirëpo nuk funskiononte aq mirë sepse xheli i rëndonte.

Sidoqoftë, këto ditë bëj gjumë me flokë të lëshuara dhe pakëz të lagura. Kur zgjohem në mëngjes është e çrregullt dhe e rrafshën në disa vende, pak më herët e lexova se mënyra më e mirë e të fjeturit është e njejtë si ajo që përdorja në kohën kur isha në shkollë të mesme. Ja edhe arsyeja pse!

Fjetja me flokë të grumbulluara çlirët e parandalon flokun të bëhet i çrregullt gjatë natës, ndihmon kundër koklavitjes dhe përdredhimit pasiqë flokët e juaja nuk janë duke u fërkuar në jastëk. Bonusi: kjo mund të shtojë pakëz vëllimin e flokëve. Shtoni pak kremë ndaj flokëve të lagura pak, lidhini dhe bëni grumbull dhe shkoni të fleni ashtu. Kur të zgjoheni në mëngjes do të leni valëzime të çlira.

kosovarja.ch