0.5 C
Priština
More

    Pse dhemb krahu pas marrjes së vaksinës

    spot_imgspot_img

    Dhimbja e krahut pas vaksinës është një nga efektet anësore më të zakonshme, por mos u shqetësoni. Pas kryerjes së vaksinës kundër Covid-it, mund të shfaqet një dhimbje e ngjashme me një ngërç pas stërvitjes, pikërisht në krahun e inokulimit të vaksinës, në pikën ku është bërë injeksioni, që në shumicën e rasteve zhduket spontanisht pas 2-3 ditësh.

    Pse manifestohet

    Nëse krahu ose shpatulla dhembin pas marrjes së një vaksine, qofshin këto vaksina antiCOVID apo vaksinë gripi, ky është rezultat i vetë injektimit dhe fillimit të përgjigjes imunitare, e cila krijon inflamacion të lokalizuar. Në vendin e injeksionit krijohet një lezion i vogël sipërfaqësor, i cili shërohet shpejt brenda 2-3 ditëve.

    Vazhdimi

    Substanca që përmban vaksina, fillon të hyjë në qarkullim dhe kjo mund të shkaktojë, edhe pse jo në të gjitha rastet, dhimbje në lëvizjen e muskujve të krahut, sepse vendi i injektimit përfaqëson gjithashtu pikën fillestare të përgjigjes imune, pra pikën në të cilën trupi bie në kontakt për herë të parë me përmbajtjen e vaksinës, në veçanti me përmbajtjes aminoacidike të proteinës Coronavirus Spike, e cila shërben për ta “mësuar” trupin të luftojë virusin e vërtetë, në rastin më të keq të infektimit.

    Çfarë duhet të bëni për dhimbjen e krahut pas vaksinimit

    Nëse pas vaksinës shfaqet dhimbja e krahut, lëvizeni krahun dhe vazhdoni ta përdorni, edhe nëse ju dhemb. Mos bëni gabim ta lini krahun të palëvizur, sepse është i dobishëm për të stimuluar qarkullimin e gjakut. Nëse dhimbja ndihet shumë, aplikimi i akullit mund të jetë një ide e mirë, siç bëni për shembull kur ndjeni dhimbje të shkaktuar nga ushtrimet fizike intensive.

    CDC, organizata kryesore amerikane që merret me studimin dhe parandalimin e sëmundjeve, rekomandon aplikimin e një rrobe të pastër, të ftohtë dhe të lagur në zonën e prekur dhe të bëni disa ushtrime me krahun, sigurisht të moderuara. Nëse e ndjeni se dhimbja në krahun tuaj nuk largohet pas 3 ditësh, përkundrazi fillon të përkeqësohet, mund të kemi të bëjmë me një fenomen alergjik, ndaj duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...