5.5 C
Priština
More

    Pse aroma natyrale e trupit tonë ndryshon me kalimin e viteve

    spot_imgspot_img

    Një eksperiment tregon se ne jemi në gjendje të identifikojmë moshën e njerëzve vetëm nga aroma e tyre.

    Ka një sërë arsyesh që bëjnë që, me kalimin e viteve, aroma natyrale e trupit tonë të ndryshojë.

    Të jetosh me disa sëmundje

    Ndërsa plakemi, ka më shumë të ngjarë të kemi probleme shëndetësore. Disa sëmundje, si për shembull, diabeti apo sëmundjet e mëlçisë, mund të ndikojnë në ndryshimin e aromës së trupit tonë.

    Lëkura plaket

    Lëkura jonë bën më shumë acide yndyrore sa më shumë që kalojnë vitet dhe efekti ndonjëherë njihet dhe si “aroma e të moshuarve”. Kur këto acide yndyrore takojnë ajrin, ato rrisin një kimikat të njohur për erën e tij tipike. Pra, “aroma e të moshuarve” ekziston sepse era e lëkurës sonë ndryshon vërtet.

    Ndryshimi i dietës ushqimore

    Ushqimet si peshku, erëzat apo mishi i kuq, mund të ndikojnë në aromën e trurit tonë. Thënë thjesht: pasi ushqimi ynë tretet në trupat tanë, ne lëshojmë kimikatet përmes djersës, era e së cilës, ndonjëherë mund të jetë shumë e fortë.

    Sasia e ujit që marrim në një ditë

    Sa më shumë të dehidratohemi, aq më pak e këndshme do të jetë aroma jonë natyrale. Një gojë e thatë është vendi i përsosur për rritjen e baktereve, pasi nuk lahet nga pështyma ose uji.

    Hormonet e trupit ndryshojnë shpesh. Te gratë, veçanërisht gjatë menstruacioneve dhe menopauzës.

    Ndryshime të tjera hormonale si puberteti dhe stresi i lartë gjithashtu mund të ndryshojnë aromën tonë të trupit, përgjatë gjithë jetës.

    Marrja e ilaçeve të caktuara

    Disa suplemente dhe ilaçe, si për shembull, ato kundër depresionit, mund të ndryshojnë aromën e trupit. Kjo për shkak se disa prej tyre, na bëjnë të djersitemi më shumë. Djersa përzihet me bakteret tona të lëkurës, duke krijuar një aromë më të fortë.

    Higjiena e përgjithshme e dhëmbëve

    Pështyma është mbrojtja jonë natyrore kundër erës së keqe të gojës, dhe sa më shumë plakemi, aq më pak pështymë prodhon goja.

    Mbajtja e protezave, për shembull, rrit shanset tona për të futur baktere të këqija në gojë, edhe nëse ato pastrohen rregullisht.

    Sëmundja e mishit të dhëmbëve

    Është më e zakonshme tek të moshuarit. Kjo iu jep atyre një erë të keqe të gojës, e cila ndikon më pas në aromën e përgjithshme të trupit.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...