Nga një takim të rëndësishëm, intervistë, prezantim, ligjeratë, shfaqje apo audicion, ju ndajnë vetëm pesë minuta. Në stomakun tuaj nuk janë “fluturat”, por disa kafshë më të mëdha, koka ju ushton nga teksti i përgatitur, zemra ju kërcet, djersë të ftohta ju kaplojnë, ndërsa ju duhet patjetër të tregoheni në mënyrën më të mirë e qetë dhe elokuente.
Ekziston një truk i vogël që do t’ju ndihmojë në këto pesë minuta të mbetura.
Filloni të flisni me zë të lartë në lidhje me ngjarjen e ardhshme, ashtu skurse të kishte ndodhur tashmë, dhe që çdo gjë ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, e përsosur – keni fituar një punë dhe rrogë për të cilën as që keni ëndërruar, duartrokitjet ishin të gjata, dhe mbrëmjen e keni përfunduar me një puthje shumë të pritur.
Sipas fjalëve të psikologut Kajli Siz, fjalimi është „vizualizimi në steroide“. Ndërsa duke folur rreth asaj sa mirë keni kaluar, truri juaj i mbledh të gjitha të dhënat, i palos dhe i’a konfirmon trupit tuaj se nuk ka asnjë arsye për gjendje stresi. „Kriza ka kaluar. Kemi kaluar shkëlqyeshëm!”, thotë truri juaj.
Kur ne e kujtojmë situatën e dëshiruar pa fjalë të folura me zë të lartë, truri mund të thotë, „Hej, por kjo nuk ndodhi“. Ju me fjalë, disi e ndërpresni këtë qëndrim dhe i bllokoni sensorët e tij të cilët regjistrojnë gjendjen reale. Kështu, të dyja, fotografia dhe fjalët janë të përfshira në të ndërdijen tuaj dhe ngjarja me një rezultat të favorshëm është vendosur tashmë në kujtesën tuaj.
Provoni. Ky është një truk shumë i dobishëm dhe i lehtë! /kosovarja.ch/