-2.4 C
Priština
More

    Provoni depilimin me miell, për lëkurë më të shëndetshme

    spot_imgspot_img

    Me ndihmën e miellit të thjeshtë të bardhë ose miell misri, në mënyrën më efikase mund të hiqni qimet e vogla nga fytyra.

    Heqja e qimeve nga fytyra

    Mënyra e parë

    Përzieni një filxhan miell (mundësisht miell leblebije), gjysmë luge çaji shafran të Indisë, dhe disa pika qumështi (e mjaftueshme sa të forcohet masa apo përzierja).

    Aplikoni atë rreth qimeve në fytyrë, gjegjësiht në drejtim të rritjes së tyre dhe lëreni që të thahet për rreth 20 deri 25 minuta. Pas kësaj, vendosni një pecetë të lagur në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve, duke e tërhequr atë. Pjesën tjetër që ngelet në fytyrë hiqeni me ujë të ngrohtë. Në fund, aplikoni kremë hidratuese. Gjatë këtij lloj depilimi, ju mund të ndjeni irritim të lehtë që nuk zgjat shumë kohë.

    Përndryshe, ky lloj depilimi zbutë dhe ndikon në shkëlqimin e lëkurës. Nëse e praktikoni rregullisht, ju do të reduktoni ndjeshëm qimet në fytyrë.

    Mënyra e dytë

    Qimet nga fytyra mund të hiqen edhe me anë të përzierjes së lëngut të limonit dhe miellit të leblebisë. Për këtë masë, ju nevoitet 10 ml lëng të freskët limoni, një gotë ujë dhe 30 gr miell.

    Të gjitha këto përzieni mirë që masa mos të jetë me gunga por e lëmuar, dhe pastaj aplikoni në fytyrë. Lëreni të thahet për rreth 15 minuta, pastaj pjesën tjetër të mbetur hiqni me anë të një pecete në drejtimin e rritjes së qimeve.

    Depilimi i trupit

    Masë apo përzierje më të fortë, me anë të cilës mund të hiqni qimet në pjesët tjera të trupit, do të përfitoni me anë të përzierjes së të bardhës së vezës, miell misri dhe sheqer.

    Përzieni një të bardhë të vezës me një lugë sheqer, dhe kësaj shtoni një gjysmë luge miell misri dhe përzieni deri sa të keni një masë apo pastë të trashë.

    Aplikoni në lëkurë të thatë, në drejtimin e rritjes së qimeve dhe lëreni që të thahet, pastaj tërhiqni maskën e fytyrës në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve.

    Në këtë mënyrë, i largoni qimet nga rrënja dhe kjo paraqet një teknikë të shkëlqyer për t’i eliminuar ato dhe padyshim që ka rezultat afatgjatë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...