Zbuloni se si mund të bëni gjithçka me këtë vaj të gjithanshëm dhe të dobishëm
Vaji ekstra i virgjër i kokosit, është i prodhuar nga kompresimi i ftohtë dhe është shërues me vlerë shumë të madhe ushqyese. Përmban acide yndyrore të ngopura duke përfshirë acidin laurik që është i vlerësuar për efektin antibakterial dhe antifungal.
Vaji i kokosit është përdorur shpesh si një zëvendësim për gjalpë ose për të bërë një shumëllojshmëri të ëmbëlsirave. Ai mund të përdoret si një shtytës i energjisë në pijet që i konsumojmë në përditshmëri (lëng i gjelbër, gojëmjaltë, etj.) me çka do të bëhet plotësues i përzierjeve të drithërave apo “pijeve ekzotike”.
Përveç që është i begatshëm për përdorim të “brendshëm” sepse organizmit i jep energji të shpejtë dhe absorbohet lehtë në organizëm, gjithashtu është i vyeshëm për përdorim “të jashtëm”. Nga këtu do ju japim ca këshilla se si mund të përdoret në këtë cilësi.
DEODORANT NATYRAL
Cilësitë antibakteriale të vajit të kokosit gjenden në recetat e ndryshme të deodorantëve natyrorë. Këtu kemi sjellë një recetë bazë, ndërsa me kombinim të vajrave thelbësore si dhe sasinë e përbërësve mund edhe të eksperimentohet. Nga vajrat esenciale janë përdorur zakonisht karamelet mentë, barishte limoni dhe livando. Është me rëndësi mos të përdorni vajra agrume sepse mund të paraqitet irritim i lëkurës.
-5 lugë ekstra të virgjër vaj kokosi
-1/4 filxhan sodë bikarbonë
-1/4 filxhan miell misri
-Disa pika të vajrave eterike
Përziej sodën e bukës dhe miellin e misrit dhe shtoni vajin e kokosit derisa të kthehet në një pastë, pastaj sipas zgjedhjes suaj duhet të shtoni disa pika vaji organik thelbësor.
PASTË NATYRALE PËR DHËMBË
Edhe në këtë recetë lojtarët kryesorë janë soda e bukës dhe vaji i kokosit. Është e nevojshme të përziejmë sasi të barabarta nga çdo përbërës ndërsa opcionale është nëse doni të shtoni vaj karamele mente (p.sh., dy lugë vaj dhe sodë buke dhe 4 pika vaj karamele mente).
PASTRIM TË LËKURËS
Një pastrim i butë dhe efektiv për lëkurën tuaj të thatë do të merrni nga një kombinim i vajit të kokosit me sheqer të imët. Për përvojë të plotë, shtoni një pikë vaj esencial sipas preferencës.
KONDICIONER (BALSAM) PËR FLOKËT
Receta për balsam ushqyes për flokët e thata dhe të dëmtuara është shumë e thjeshtë. Është e nevojshme që të shkrihen dy lugë vaj ekstra të virgjër të kokosit të cilit më pas zgjedhni t’i shtoni 3-4 pika vaj esencial livando për kujdes ekstra dhe flokë të shëndritshme apo vaj e rozmarinë për të stimuluar lëkurën e kokës dhe për të nxitur rritjen e flokëve. Përzierja duhet aplikuar përgjatë gjithë gjatësisë së flokëve dhe lëkurës së kokës përderisa është ende e ngrohtë. Mbuloni flokët me plastikë dhe vendosni një kapelë të ngrohtë (për mbajtjen e ngrohjes e cila inkurajon veprim). Mbani kondicionerin të paktën një orë. Lajeni me shampon neutral, ndërsa për flokët e thata sidomos në majat duhet të aplikoni një sasi shumë të vogël të vajit pa shpëlarje.
PASTRIMI “PA LOT” I GRIMIT
Nuk ka nevojë për të shpenzuar para në mjete konvencionale për largimin e grimit, sepse të njejtat shpesh përmbajnë substanca toksike. Thjeshtë shkrij në pëllëmbë një sasi të vogël vaj kokosi, fshij atë në qepallat tuaja dhe me një pecetë të lagur pambuku hiqni grimin. Sytë nuk do t’ju djegin ndërsa në anën tjetër jeni duke hequr tërë kozmetikën bile edhe ngjyrën për vetulla e cila është e rezistueshme për ujin. Shpëlani me ujë, dhe në fund të „ritualit“ duhet të aplikoni një sasi të vogël vaj në qerpikët, pjesën e mbetur aplikoni në duart dhe thonjtë për shkak se produkti i mësipërm vepron mirë dhe është ushqyes kudo. Ju mund të thoni se vaji i kokosit është i dobishëm dhe i gjithanshëm dhe është i mrekullueshëm. /kosovarja.ch/