Profiterola ose çoko smoki torte. Një tortë unike nga çokollata, një befasi e vërtet dimrore
- Koha e përgatitjes: 40 minuta
- Për 10 persona
Përbërësit:
Kore:
10 vezë,
150gr arra të bluara,
200gr sheqer,
3 rradhë çokollatë për zierje.
Kremi:
250gr sheqer,
4 rradhë çokollatë për zierje,
200gr gjalpë.
Dekorimi:
150gr çoko smoki
Procesi i përgatitjes:
Përzieni mirë 10 të kuqë të vesë me sheqer, shtoni arrat e bluara, çokollatën e grimcuar, sipas dëshirës mund të shtoni dhe një ose dy lugë gjelle mjaltë. Në fund përzieni ngadal 10 të bardhët e vezëve të cilët i kemi tundur më parë. Kallëpin e lyeni mirë me gjalpë, spërkateni me miell dhe piqeni. Pasi që të piqet, tortën lëreni të ftohët, pastaj priteni në gjysmë diagonale në mënyrë që të formoni 2 kore.
Kremin nga 5 vezë dhe 200 gramë sheqer duhet të ziejmë ne avull, duke e perzier pa ndërprerë. Këto kur fillojn të trashen, shtoni çokollatën e grimcuar dhe sheqerin vanile. Të gjitha perzihen mirë deri sa të shkrihet çokollata dhe largojini nga zjarri. Pasi që të ftohtet kremi, e shtoni gjalpën e zbutur. Me këtë kremë lyjeni tortën në të gjitha anët. Tortën dekorojeni me çoko smoki mbi të gjithë sipërfaqen e jashtme, por mund të dekoroni edhe sipas dëshirës.
Foto: www.costco.co.uk