Deodoranti është një produkt që meshkujt e përdorin çdo ditë, madje disa herë. Por sipas një studimi të fundit, ky ka një efekt negativ tek sperma. Duke bërë që ajo të formohet jo normale dhe me lëvizje të ngadaltë, ndikon në fertilitetin.
Kështu rezultoi studimi polak tek 315 burra. Studiuesit morën mostra të urinës, spermës dhe gjakut nga secili prej burrave për të përcaktuar numrin dhe cilësinë e spermës, si dhe sasinë e kimikateve që gjenden në trupat e tyre.
Të dhënat treguan se burrat që kishin përdorur një sasi më të madhe dodoranti, kishin spermë të ngadaltë dhe me madhësi jo normale.
Sperma ishte e ngadaltë që do të thotë se ajo do ketë probleme për të arritur vezën e një gruaje për ta fekonduar atë. Edhe forma anormale do të vështirësonte këtë proces.
Autorja kryesore e studimit Joanna Jureëicz nga Instituti Nofer i Mjekësisë Profesionale në Lodz tha: “Të shmangësh dodorantët është shumë e vështirë, por ne mund të përpiqemi të minimizojmë ekspozimin duke përdorur vetëm produkte të kujdesit personal me informacione mbi etiketa.”
Deodorantët janë kimikatet që përdoren për të ruajtur kozmetikën, në mënyrë që të parandalojnë bakteret dhe mykun.
Ndërkohë, një studim i mëtejshëm ka zbuluar se numri i spermës ka rënë në burrat që jetojnë në Evropë, Amerikën e Veriut, Australi dhe Zelandën e Re.
Burrat nga këto vende kanë vetëm gjysmën e sasisë së spermës që kanë pasur më parë.