Sistemi imunitar përbëhet nga antitrupat, qeliza e shumë molekula të tjera, që bashkëpunojnë ngushtë për të na mbajtur të shëndetshëm. Ky sistem bën një punë të shkëlqyer duke na mbrojtur nga bakteret e mikrobet, që jetojnë me dhe krah nesh e të cilat shkaktojnë sëmundje.
Janë katër produktet më të dëmshme që gjenden në kuzhinën tuaj.
Sheqeri për shembull ka tendencën ta vështirësojë punën e imunitetit kundër mikroorganizmave të huaj. Për më tepër, sheqeri nxit inflamacionin në trup dhe godet imunitetin. Kripa rrit tensionin e gjakut duke e dobësuar sistemin imunitar.
Kafeina ndikon tek gjumi. Mungesa e tij shfaq inflamacion dhe ky i fundit godet imunitetin.
Konsumi i tepruar i alkoolit rrit predispozitat e të vuajturit nga pneumonia dhe problemeve të tjera me rrugët e frymëmarrjes, një rrezik kaq i panevojshëm në kohën e COVID-19.
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të sigurohen të konsumojnë më shumë fruta të freskëta e perime të cilat e ndihmojnë jo vetëm imunitetit por edhe gjumin dhe humorin të mirë.
Fibra është e domosdoshme jo vetëm për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll por edhe kolesterinen.
Ushqimet e pasura me fibër të mbajnë ngopur për shumë gjatë dhe janë të rëndësishme për rënien nga pesha. Ndër to mund të përmendim: elbin, tërshërën, thekrën, legumet, karotën, panxharin, portokallin dhe bananen.