3 C
Priština
More

    Produktet natyrale që rrisin dhe përmirësojnë flokët tuaja

    spot_imgspot_img

    Dëshironi që flokët tuaja të rritën më shpejt. Po u sjellim disa nga produkte që shumë lehtë mund t’i keni në kuzhinën tuaj e të cilat do të përmirësojnë dukshëm dukjen e flokëve, por edhe do të përshpejtojnë rritjen e tyre, thonë ekspertët e kësaj fushe.

    Lëngu i xhenxhefilit

    Për ta bërë këtë lëng, duhet patjetër të hidhni 200 – 250 gramë xhenxhefil në blender. Shtoni 5 ml ujë dhe përzieni derisa tretja të bëhet e lëngshme. Lëngun e përftuar qiteni në rrënjë të flokëve me lëvizje të lehta rrethore.

    Lëngu i patateve

    Patatja është e pasur me kalcium, hekur, kalium dhe proteina, të cilat do t’ju ndihmojnë që flokët tuaja të bëhen më të forta dhe më të shëndetshme. Gjithashtu përdorimi i rregullit i këtyre artikujve do të bëjë që flokët tuaja të rriten më shpejt se më parë.

    Vaji i bimëve

    Përdorimi i këtij produkti ju mundëson që të nxisni qarkullim më aktiv të gjakut deri në rrënjë të flokëve, do t’u sigurojë ushqim të mirë dhe gjithashtu do të shpejtojë rritjen e flokëve. Krahas kësaj, stimulimi i folikulave të qimeve ndihmon që të forcohen dukshëm dhe të kenë dukje më të bukur.

    Aloe vera

    Për të provuar forcën e saj, duhet që në një enë të vogël të përzieni dy lugë shampon dhe një lugë xhel aloe vere. Shtrydhni fletët e bimës apo përdorni ilaçin e gatshëm nga barnatorja dhe shtoni një lugë qumësht kokosi dhe gjysmë luge të vogël grurë. Përzieni të gjithë përbërësit dhe masën e përftuar përdoreni në vend të shamponit me rastin e larjes së flokëve.

    Livanda

    Vaji eterik i livandës ndihmon në pengimin e humbjes së flokëve dhe përshpejton rritjen e flokëve. Falë fërkimit të përditshëm të vajit të livandës në sipërfaqen e kokës, shumica kanë arritur ta zgjidhin këtë problem.

    Qumështi i kokosit

    Qumështi i kokosit është i pasur me proteina, hekur, kalium dhe yndyra, andaj përdorimi i rregullt i tij zvogëlon humbjen e flokëve dhe eliminon brishtësinë e tyre.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...