Produktet kundër plakjes që duhet ti përdorni në të 20`, 30` dhe 40`

Me mundësitë e panumërta, është e madhe dilema se cilin product do ta zgjedhni dhe si ta përdorni?

Vizitat e salloneve të bukurisë dhe kujdesi i duhur e definojnë qartë lëkurën që shkëlqen, mirëpo kjo nuk arrihet lehtë. Një dermatologe, Deborah Xhelman nga Nju Jorku, ka zbuluar në studimin e saj se ju keni nevojë  të përdorni produktet e lëkurës në përputhje me moshën e juaj.

Në të 20`

Krema për rrezitje dhe antioksidantet

Parandalimi i dëmtimit të lëkurës të shkaktuar nga rrezet e diellit është shumë i rëndësishëm në të njëzetat e juaja. Dielli shkakton plakjen më të shpejtë të lëkurës, sepse dëmton elastinën  që ajo zotëron . Përdorimi i kremës për rrezitje është i detyrueshëm , gjithashtu edhe serum antioxidant që të lironi lëkurën prej radikaleve të lira . Vitamina B3 është e nevojshme në qoftë se  doni të shpëtoni lëkurën nga plakja e parakohshme .

Oksid salicili

Produktet që përfshijnë glycolic ose oksid salicili përdoren për të hequr shtresat e vdekura të lëkurës duke lënë kështu hapësirë ​​për qeliza të reja që do të bëjnë lëkurën tuaj të freskët dhe të bukur . Ato gjithashtu ndihmojnë kur është fjala për puçrra fytyre . Përdorni produkte me acid salicili në mëngjes pas spastrimit.

Në të 30`

Retinol

Ky produkt jo vetëm që është antioksidant po edhe trajton njollat, rrudhat dhe puçrrat e fytyrës sespe përmirëson prodhimin e kolagjenit. Kyçeni në rutinën tuaj të natës të pastrimit të fytyrës.

Pilingu

Kur shkelni në të 30`, nuk është e mjaftueshme që vetëm nëpërmjet acideve të liroheni nga qelizat e vdekura, ju duhet diçkamë konkrete. Përdorni disa prej aparateve sonikë për pastrim.

Peptidet

Peptide janë një përbërës i madh për të shtuar në rutinën e pastrimit të fytyrës suaj , sidomos kur është fjala për rrudhat rreth syve , sepse ato ndihmojnë prodhimin e kolagjenit dhe janë të mira në parandalimin e formimit të rrudhave.

Në të 40`

Faktori i rritjes
Molekulat janë tëpranishme në të gjitha qelizat , dhe kur serumet aktive i janë shtuar kujdesit të fytyrës , ato rigjenerojnë qelizat, duke ndihmuar sintezën e proteinave dhe duke rritur prodhimin e kolagjenit . Me fjalë të tjera , si peptidet në steroide.

Kafeina

Kafeina është më tepër se pjesë e zgjimit në mëngjes. Krem dhe xhel për zonën e syve që përmbajnë kafeinë në të janë shumë të efektshme , ndërsa ide e mirë është të mbani ato në frigorifer për të shtuar edhe efektin ftohës gjatë aplikimit.

Mjete të buta për pastrim

Është me rëndësi që të hiqni me kujdes yndyrën natyrore që përmban lëkura, e cila bëhet edhe më e vlefshme kur plakeni. Nëse e pastroni tepër lëkurën, u mundësoni radikaleve të lira që ta bëjnë atë më të vjetër, por edhe e bëni më të thatë. Përdorni pastrues që përmbajnë glicerinë dhe ceramide.

kosovarja.ch