-3.8 C
Priština
More

    Probleme me urinim në shtatëzani?

    spot_imgspot_img

     Ju nervozon shoqërimi i shpeshtë me toalet? Problemet me urinim në shtatzëni mund të zgjidhen vetëm me disa këshilla.

    Nevoja që shpesh të urinoni është njëra prej përcjellëseve të shtatzënisë. Fshikëza juaja mund të dal jashtë kontrollit edhe kur teshtini apo kolliteni. Jo mirë, apo jo?

    Kjo është sigurisht për shkak se vogëlushi juaj rritet, i bën vetes vend e hapësirë, dhe me këtë e shtyp fshikëzën tuaj dhe ju keni më pak vend ta ruani urinën.

    Problemet në shtatzëni me urinim dhe me fshikëzën tuaj do të ju nevrikosin shumë, por kjo është normale dhe për fat të mirë e kalueshme.

    Urinën duhet ta kontrolloni dhe jo vetëm ‘rrjedhën’ e saj, por edhe ngjyrën e aromën. Është shumë e rëndësishme që ajo të ketë aromë standarde, e nëse vëreni ndryshime, duhet të kontaktoni mjekun.

    Por, prap sa i përket vetë urinimin, ka disa gjërave që mund t’i bëni vetë, të cilat mund të arrijnë të lehtësojnë shtypjen e fshikëzës.

    Nën një, ushtrime të lehta dhe kontrolla në ushqim janë shumë të rëndësishme. Kilet e tepërta vetëm do ju rrisin shtypjen.

    Fshikëzën mund të provoni edhe ta ‘trajnoni’. Shkoni në toalet çdo 30 minuta edhe atëherë para se keni nevojë. Atëherë zgjateni këtë kohë çdo ditë e më shumë.

    Edhe në kapsllëk duhet të keni kujdes sepse ai mund të rris problemet me urinim.

    Problemet me urinim në shtatzëni nuk bën të ju lejojnë të zvogëloni lëngjet. Me këtë nuk do arrini asgjë. Duhet të pini 8 gota lëngje cdo ditë, sepse në të kundërtën mund të ‘thërrisni’ infeksionet urinare.

    Ikni kafesë, agrumeve, domates dhe normal alkoolit, këto mund të dehidrojnë fshikëzën, dhe kështu edhe më vështirë do të kontrolloni atë.

    Mund të provoni me ushtrime kegel, të cilat janë të menduara për forcimin e muskujve të pulisit që të parandaloni urinimin e pa kontrolluar.

    Problemet urinare në shtatzëni mund të jenë të rënda. Si ia keni dalë ju në krye me këto probleme? /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...