Kur çiftet bëhen me fëmijë, marrëdhënia mes tyre pauzon. Krejt çfarë bëjnë në kohën më të madhe është përkushtimi për ta, duke harruar veten. Prandaj një pushim do t’u bënte mirë.
Të pushuarit për pak ditë larg tyre i ndihmon çiftet që të kuptojnë se janë më shumë se thjesht prindër. Ndikon që çiftet të rifillojnë dhe rindërtojnë marrëdhënien. Pavarësisht ulje-ngritjeve, ata kuptojnë se dashuria dhe përkushtimi është ende mes tyre.
Nëse herë pas here kaloni pak kohë veten, fëmijët fillojnë edhe kuptojnë se mami dhe babi kanë nevojë të qëndrojnë vetëm.
Koha e kaluar larg të tjerëve do t’ju ndihmojë që të përqëndroheni te ai/ajo dhe ta shihni marrëdhënien tuaj ndryshe.