-2.4 C
Priština
More

    Preparate shtëpiake që mund t’i përdorni për të ndaluar djersitjen e tepërt nën sqetulla

    spot_imgspot_img

    Trupi ka nevojë të djersitet sepse në atë mënyrë i eliminon toksinat dhe papastërtitë tjera, mirëpo djeristja e tepërt mund të jetë problem. Djersitja e tepërt mund të vijë si pasojë e stresit, dietës apo medikamenteve ndërsa dodorantët komercial vetëm e maskojnë aromën e djersës dhe pjesërisht e ndalojnë atë.

    Gjëra që keni në shtëpi mund t‘ju ndihmojnë trupin që të eliminojë toksinat, të parandalojë djersitjen dhe të absorbojë lagështinë para se të shpërndahet bakteria që shkakton erë të keqe.

    1. Kripë vaske

    Bëni një kripë për dush që të hapni poret dhe të nxirrni papastërtitë jashtë. Ndihmoni trupin tuaj në eliminimin e toksinave, përzieni 1 gotë e gjysëm me boraks, 1 filxhan kripë deti, sodë buke dhe një vaj esencial sipas  përgjedhjes suaj. Hidhni ¼  deri në ½ nga përzierja në vaskë të ngrohtë dhe “fundosuni” për 10-20 minuta. Rregulloni temperaturën sipas nevojës personale sepse kripa e vaskës vepron njejtë edhe në temperatura më të ftohta. Bëjeni këtë vaskë me ujë të ftohtë gjatë veres dhe gjatë peridhës kur keni ethe.

    1. Uthull dhe vaj

    Përzijeni 4 oz. uthull të kuqe me 30 pika vaj esencial, në një enë me kapak hermetik. Mështjelleni, përzieni, dhe lereni të rrijë ashtu për një javë që ta lejojë vajin të depërtojë në uthull. Shkunde enën për 10 sekonda çdo ditë, mirëpo mos harroni enën ta mbani larg rrezeve të diellit dhe lagështisë. Përdorni pas një jave duke derdhur 3 lugë në çdo dush, edhe uthullat tjera mund të përdoren mirëpo uthulla e kuqe ka më shumë përbërësa që pastrojnë më shumë.

    1. Sauna

    Banjot e rregullta me avull mund të eliminojnë shtresimin e toksinave në trup, kështuqë edhe djersitja do të jetë më e vogël. Saunat janë të mira si për trupin ashtu edhe për mendjen, reduktojnë hormonet e stresit dhe elementet tjera të panevojshme. Për të rriturit e shëndetshëm, një vizitë 10-20 minutëshe mund ta largojë erën e keqe nga djersitja mirëpo kujdes sepse sauna e bën lëkurën të thahet kështuqë duhet të konsumoni më tepër ujë gjatë asaj periudhe.

    1. Pudër trupi

    Kjo pudër e absorbon lagështinë e nën-sqetullave dhe i vret bakteriet që shkaktojnë erën e keqe. Përdorni miell misri apo argjile të bardhë kur ta bëni përzierjen bazë; për meshkuj merreni ½ filxhani nga pudra bazë  dhe përzieni me pudër “sandalwood” pastaj hidhni nga 3 pikë prej vajit esencial ( sandalwood, jasmine); për femrat kombinoni ½ e filxhanit me pudër bazë, 3 tbsp prej luleve të thata të livandos me nga një pikë vaj esencial prej livandos, portokallit dhe trëndalifit.

    1. Komponimet orale

    Sikurse farmacisti, edhe ju mund të kompononi një ilaç që konsumohet me gojë dhe që shërben ta ndalojë djersitjen eksesive të trupit tuaj. Përzieni 2 lugë uthull molle me 1/8 sodë buke në një filxhan të vogël apo gotë rakie. Merr nga një të tillë çdo ditë dhe nëse vazhdon djersitja mund të përdorësh deri në 3 në ditë. Uthulla e mollës përmban një bakterie të mirë cila eliminon bakteriet e këqija, duke reduktuar mbingarkesën nga toksinat që prodhon djersitja e tepruar. Soda e bukës redukton aciditetin në trup.

    1. Deodorant

    Nënsetullat e juaja prap do të djersiten nëse nuk përdorni deodorant që thith lagështinë dhe vret bakteret.  Antiperspirantët dhe deodorantët komercial nuk e thithin djersën dhe vetëm maskojnë kundërmimin ndryshe nga deodorantët shtëpiakë. Për të bërë deodorantin tuaj përzieni nga 5 pikë prej vajrave esencial të selvise, sejxh dhe koriandër, 15 pikë nga vaj esencial “sandalëood”, 1 tbsp alkool dhe 2 oz. aloe vera lëng në shishe sprej. Përziej shishen para çdo përdorimi.

    1. Ushqimi dhe të ushqyerit

    Ushtrimi dhe dieta luajnë një rol në akumulimin dhe eliminimin e erës së trupit. Hani një dietë të pasur me perime dhe fibra e pasuar nga ushtrimet trupore që i bëni çdo ditë. Ushtrimet bëjnë që poret e nënsqetullave (që nuk kanë qasje në ajër si poret tjera) të punojnë çdo ditë me çka bëhet lirimi i toksinave si dhe ndërpritja e djersitjes së tepruar gjatë ditës./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...