- 300 gram çokollatë qumështi,
- 50 ml konjak cilësor,
- 1-2 lugë amaranth,
- 50 gram bajame të grirë imët.
Përgatitja:
Shkrieni çokollatën në avull, duke i shtuar konjakun. Pastaj shtoni amaranth-in dhe bajamet e grira imët. Të gjitha përzieni mirë dhe shtoni në kallëpe. Kallëpet më parë i lyeni me çokollatë me anë të brushes dhe çdoherë i ftohni nga pak në frigorifer para se të shtoni masën e përgatitur. Leni pralinat të ftohen mirë gjatë natës. Ditën e ardhshme nxirrni nga kallëpet dhe rradhitni në shportat dekoruese të letrës.