Shi. Moti sa vjen e ftohet, kurse dëshira për të qëndruar në shtrat rritet. Je gati për një natë të nxehtë, por je kaq „rehat“ dhe ngrohtë sa përton dhe të marrësh frymë. Seksi në dimër duket si sfidë më vete, por s’është, nëse zgjidhni pozicionet e duhura!
Misionar në mes të dimrit
Pozicioni i misionarit është tepër komod edhe nëse bëhet me një batanije afër. Partneri sipër jush, do të bëjë të mos e ndjeni nga asnjë anë të ftohtin.
Pozicioni i lugët
Nëse po përtoni dhe s’keni shumë guxim të futeni në aksion, pozicioni i lugët është super alternativë. Ai është pas teje dhe të përqafon ndërkohë që penetron. Po kush nuk e do këtë?!
CowGIRL e sigurtë!
Kur jashtë bën super ftohtë, gjëja e fundit që do të bësh është të marrësh drejtimin dhe ta gjesh veten sipër tij. Gjithsesi, nëse e bëni, përpiquni të gjeni këndet e duhura. Le ta pranojmë, me këtë pozicion do të ndihemi gjithnjë si zonja!
Përqafimi erotik
Kështu do t’ju duket sikur jeni një. Të përqafuar dhe më brenda njëri-tjetrit se kurrë. Akti do të ndihet edhe më shumë sepse intimiteti është në kulmin e tij!
Arush dimri
Arushi i dimrit është pozicion fantastik për muajt e ftohtë. Partneri duhet të sigurohet të të ngrohë sa më shumë të mundet. Gjithsesi, aq i thellë sa është penetrimi i këtij stili, ka shumë pak gjasa ta ndjeni të ftohtin.
Burimi: Women’s Health