0.5 C
Priština
More

    Porosisni buzëkuq, do t’ju nevoitet në vitin 2014

    spot_imgspot_img

    Duke gjykuar në bazë të asaj se sa është shitur këtë vit, buzëkuqi definiivisht do të jetë trendi më i madh i vitit të ardhshëm. Femrat, më shumë se çdoherë tjetër, këtë vit kanë blerë këtë lloj grimi dhe siç thuhet, buzëkuqët janë bërë llaqet e reja për thonjët.

    Vitin e kaluar dekorimi i thonjëve ka qenë gjëja më e popullarizuar dhe prodhuesit vetëm prej tyre kanë fituar 798 milion dollarë, kështuqë e gjithë industria kozmetike është kthyer drejt këtij prodhimi. Mirëpo, këtë vit, vendi fitues i ka takuar kozmetikës dekorative për buzët.

    Kjo do të thotë se vitin e ardhshëm mund të presim buzëkuqë të ri, shkëlqyes dhe prodhime tjera, për të cilat mesiguri nuk kemi dëgjuar dhe të cilat mesiguri nuk do të na duhen, por sidoqoftë do t’i blejmë.

    9 gjërat që nuk i keni ditur për buzëkuqin:

    1. Në Greqinë antike, buzëkuqi ose ngjyra e kuqe në buzë është identifikuar me prostitucionin, duke marrë parasysh se në atë kohë shumica e femrave nuk kanë vënë grim.
    2. Parlamenti britanez në vitin 1650 ka tentuar që ta ndalojë buzëkuqin, ose, siç e kanë quajtur ata “vesi i dukjes”. Propozim ligji në fund nuk është aprovuar.
    3. Në Romën e lashtë, buzëkuqi ka qenë shenjë e statusit në shoqëri, aq sa edhe meshkujt i kanë lyer buzët për të theksuar statusin e tyre shoqëror.
    4.  Xhorxh Uashingtoni kohë pas kohe ka vënë buzëkuq. Dorën në zemër, për të nuk kanë qenë të huaja as paruket dhe gjërat e tjera për grim.
    5. Në Kanzas në vitin 1915 është sjellur një ligj ku femrat nën moshën 44 vjeçare nuk kanë pasur të drejtë të vëjnë grim, sepse kjo gjë “ka krijuar imazh të rrejshëm”.
    6. Mbretëresha Elizabeta II ka porositur nianse të posaçme të buzëkuqit, niansë e cila në mënyrë të përkryer është përshtatur me veshjet të cilat ajo i ka mbajtur gjatë ceremonisë së vënies së kurorës mbretërore në vitin 1952.
    7. Elizabet Tejlor aq shumë e ka dashur buzëkuqin e kuq saqë ka insistuar që përveç saj askush tjetër të mos e vëjë në filmat ku ajo luan.
    8. Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, Çerçili ka ndaluar prodhimin e çdolloj kozmetike përveç buzëkuqit. Ai e ka marrë këtë vendim sepse ka konsideruar se buzëkuqi pozitivisht ndikon në moral.
    9. Amerikanet shumë e duan buzëkuqin, afro 80% prej tyre e shfrytëzojnë, gjë që është për 10% më shumë se në Francë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...