Vështërsia: e lehtë
Për: 2 persona
Koha e përgatitjes: 15 min
Përbërësit
Nevojitet:
• 200 gr polentë të zier
• 200 gr djathë të lopës
• 250 gr spinaq
• 1 thelb hudhër
• 50 ml qumësht
• 3 lugë vaj ulliri
Përgatitja
Polentën e zieni në ujë të nxehtë me një lugë kripë dhe një lugë çaji vaj. Hidhini në kallëp të dëshiruar. Në vaj e fërgoni hudhërën e copëtuar imët dhe spinaqin. Shtojeni qumështin, kripën dhe piperin, dhe të gjitha këto i zieni për dhjetë minuta. E vendosni në pjatë polentën dhe spinaqin, i shtoni djathin e copëtuar imët, dhe… ju bëftë mirë.