Përbërësit:
- 2 gota të ujit qumësht,
- Gjysëm gote e ujit vaj,
- 2 vezë,
- 1 lugë e supës sheqer,
- 1 lugë e mesme kripë,
- 10 gr. maja buke (tharm buke),
- Miell deri sa bëhet një brum i butë.
Për lyerje:
- 1 ve dhe susam.
Përgatitja:
- Të gjithë përbërsit i bëjmë bashkë (qumështi duhet të jetë i vakët) formojmë një brum të butë e vendosim në një enë të thellë e mbulojm me leckë kuzhine dhe e lëmë reth 1 orë që të dyfishohet masa.
- Pastaj fillojm i ndajm në toptha sipas dëshirës.
- I vendosim në tepsi të lyer me vaj.
- Para se ti fusim të piqen i lyejm me ve dhe sipër i qesim susam.
- Pjekim në temperaturë 180 gradë celsius.
Burim: kuzhinashqiptare