Keni problem me kilogramët? Dëshironi të dobësoheni, por nuk keni mjaft kohë për dieta? Nëse tepër kohë kaloni në punë dhe nuk mundeni ti përmbaheni dietave të lodhshme kemi zgjidhje ideale për ju…
- Për mëngjes hani diçka të ëmbël
Nëse veç duhet që gjatë ditës të merrni ndonjë ëmbëlsirë, bëjeni në mëngjes. Do të ëmbëlsoheni mjaftueshëm ashtuqë konsumimi i mëtejshëm i sheqerit gjatë ditës nuk ju nevoitet.
- Ushqimi le të jetë i copëtuar
Ndoshta tingëllon çuditshëm se ushqimi i copëtuar në pjesë të vogla ka ndikim në zvogëlimin e kilogramëve, por ka. Psikologjikisht, truri i juaj do të regjistrojë më tepër ushqim në pjatë, nëse është i copëtuar imët dhe kështu do të krikojë iluzion se keni ngrënë më tepër, kurse në të vërtetë keni ngrënë saktë aq sa ju nevoitet.
- Ushtrimet e mëngjesit
Ushtrimet janë të shëndetshme në cilindo kohë të ditës, por besohet se ushtrimet e mëngjesit kanë ndikim më të efektshëm në shumë aspekte. Përveç asaj që do ti zhvilloni muskujt tuaj, do të bëheni edhe më produktiv në punë.
- Pini ujë të ngrohtë
Edhepse një gotë ujë i ftohtë është shumë më freskuese, por një gotë ujë të ngrohtë do ti shkrijë kilogramët tuaj. Duhet që para vaktit të pini një gotë ujë të ngrohtë sepse ajo do të ju jep ndjenjën e ngopjes ashtuqë do të hani më pak ushqim.
- Konsumoni më shumë
Ndoshta tingëllon kontradiktore, por është e vërtetë. Nëse hani më shpesh kjo do të ju ndihmojë të humbni kilogramë. Do të ishte ideale të hani 5 deri në 6 herë në ditë, sepse kjo do të përshpejtojë metabolizmin tuaj dhe do t’ju japë energji në kontinuitet./kosovarja.ch/