Ëmbëlsirë e thjeshtë, shijen e së cilës e adhurojnë të gjithë gjeneratat për vetëm 20 minuta.
Përbërja:
- 600 g plazmë
- 100 g arra
- 200 g çokollatë
- 250 g margarinë
- 2 vezë
- 200 ml lëng me gaz me shije të portokallit
Përgatitja
- Vezët, margarinën dhe sheqerin duhet ta përzieni. Shtoni plazmën, arrat dhe 100 g –çokollatë të grimcuar.
- Shtoni lëngun dhe përzieni mirë, plazmën vendoseni në pjatë dhe jepni formë tortës. Mbi të vendojeni çokollatën e shkrirë (100 gramë që kanë mbetur) dhe vajin. Mund t’a dekoroni me fruta te freskëta.
Vërejtje: Keni kujdes që të përdorni vezë të freskëta.