Besojeni ose jo, çdo pjesë trupi ka diçka sensuale thjesht duhet ta zbuloni dhe stimuloni në mënyrën e duhur.
Sytë!
A e dini? Qepallat mund të jenë një zonë e konsiderueshme erogjene! Janë të pasura me fije nervore. Për këtë arsye, po të puthen ose të lëpihen, sjellin kënaqësi të madhe.
Koka
Duke përdorur gishtat e mëdhenj të duarve, bëni ose lejoni t’ju bëjnë një masazh me lëvizje rrethore tek tëmthat ose në mes të ballit. Një masazh tjetër është ai i lëkurës së kokës, që sjell menjëherë efektin “relaks”. Praktika para dhe pas raportit seksual është ideale.
Shpina
Të stimulosh në mënyrë sensuale pjesën që nis nga shpatullat e deri në fund, pra duke ndjekur vijën e kolonës vertebrale, mund të jetë një ndjesi mjaft erotike, qoftë për femrën apo mashkullin. Në anë të kolonës vertebrale ndodhen dhjetëra fije nervore, të cilat mund të stimulohen si nëpërmjet duarve, por edhe gjuhës. Pjesa më e ndjeshme? Fundshpina: aty ku bashkohet kurrizi me të prapmet.
Veshët
Pjesa e pasme dhe lobi: këto janë zonat ku, përmes gjuhës, kafshimeve të vogla ose frymëmarrjes, mund të stimulohet kënaqësia tek veshët. Janë një nga pjesët më të ndjeshme të trupit tonë, sidomos ato të meshkujve dhe më pak të femrave.
Qafa, gusha, shpatullat
Këto janë tre pika mjaft të rëndësishme të trupit, të cilat po të preken dhe përkëdhelen në mënyrën e duhur, sjellin kënaqësi. Por, edhe po të preken me buzë ose gjuhë, provokojnë dridhma. Nëse jeni ju që do t’ia bëni atij, atëherë do t’ju duhet më shumë energji, pasi lëkura mashkullore është më e ashpër.
Duart dhe krahët
Zona poshtë krahut, pra afër sqetullave, rezulton të jetë një pjesë mjaft e ndjeshme e trupit, e cila mund të stimulohet në mënyrë delikate. Ndërsa pjesa e parme e bërrylit është një zonë erogjene e kategorisë së dytë, çka do të thotë që sjell kënaqësi nëse stimulohet bashkë me pjesë të tjera erogjene të trupit.
Ndërkohë, tek duart, kalojnë mbi 40 mijë fije nervore, ndaj rezultojnë mjaft të këshillueshme për “lojërat” seksuale. Doni një shembull? Vendoseni dorën e partnerit para gojës tuaj dhe përmes majës së gjuhës prekni lehtësisht të gjithë pëllëmbën: efekt marramendës i garantuar!
Burimi: Bustle