1.7 C
Priština
More

    Pjatë e disenjuar për konsumim më të vogël të ushqimit

    spot_imgspot_img

    Shumë njerëz mundësinë për të humbur peshë e shohin përmes dietave të ndryshme, aktivitetit fizik, çajrave të caktuar bimorë, madje edhe përmes pilulave. Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, njerëzve u ofrohen zgjidhje shumë më praktike dhe më të lehta për gjëra të caktuara. Në treg është plasuar edhe një metodë tjetër për humbjen e peshës, ku gjithashtu i lejon njerëzit për ushqim më të shëndetshëm, është shumë kreative dhe më e pranueshme se metodat tjera, nuk kërkon shumë të holla si dhe kursen kohë.

    Bëhet fjalë për pjatë të veçantë ku përmes grafikut të thjeshtë projektohet se çfarë ushqimi gjendet në pjatë dhe si të ketë dietë të ekuilibruar. “pashë nevojën tek njerëzit për t’u ushqyer shëndetshëm, dhe përmes hulumtimeve të dizajnit kam kuptuar se një nga problemet kryesore tek njerëzit është lufta apo përpjekja e tyre për të ruajtur kontrollin mbi sasinë e racioneve ushqimore”, “Njerëzit shpesh herë e kanë të vështirë të vlerësojnë sasinë e perimeve që duhet konsumuar gjatë ditës. Por, edhe nëse ata e dinë se ajo sasi duhet të jetë 200 gram në ditë, si do të duket në pjatën tuaj?”, tha projektuesi danez Annet Bruil.

    Pjata është e ndarë në seksione që tregojnë sasinë e rekomanduar të perimeve, proteinave dhe niseshtes të tilla si oriz apo makarona. Llogaritjet janë të bazuara në bazë të udhëzimeve sipas dietës daneze, por gjithashtu ështënë përputhje me rekomandimet në SHBA, thuhet sipas shkrimtarit Adele Peters.

    Kjo pjatë lehtëson mënyrën e të ushqyerit shëndetshëm, pasi ajo detyron të vendosni sasinë e drejtë të ushqimeve të caktuara në pjatë. Pjata, ka dhe një seksion apo ndarje të zbrazët, që ka për qëllim zhvendosjen e ushqimit./kosovarja.ch/

    Artikulli paraprak
    Artikulli tjetër

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...