1.7 C
Priština
More

    PIKËLLUESE: Fëmijët e sotëm gjithnjë e më pak lexojnë autorët klasikë

    spot_imgspot_img

    Të miturit gjithnjë e më rrallë lexojnë libra dhe stripe. Kjo shkon deri në atë masë saqë edhe hitet e mëdha siç janë Hari Poter dhe Asteriksi nuk janë më në listën e librave të lexuar.

    Hulumtimet e bëra në bazë të të dhënave për librat e huazuara nëpër bibliotekat e Britanisë në tre decenjet e shkuara zbulojnë faktin se romanet për fëmijë që një kohë ishin më të popullarizuarat, sot kanë ngaleur të harruara nëpër raftet e bibliotekave.

    Librat për magjistarin e vogël Hari Poter nga J.K.Rouling (Joanne K. Rowling), stripet për Asteriksin nga dyshja franceze Rene Gosinj dhe Alber Iderzo, bile-bile edhe librat klasikë nga Roald Dahl, edhe pse kanë lënë gjurmë në gjeneratat e lexuesve te rinjë, tani gjithnjë e më pak lexohen.

    Në anketë janë krahasuar të dhënat për 10 librat dhe 10 autorët më intrigues për fëmijë në tridhjetë vitet e fundit. Nga kjo anketë del se librat dhe autorët e përmendur të cilët para disa viteve kanë dominuar në listat e bibliotekave, ngadal po bien në harresë. Romanet e Dalhosë tanimë nuk janë në mesin e dhjetë librave më inrigues, edhepse ai ende qënrdon në listën e autorëve më të popullarizuar duke u ranguar në vendin e nëntë.

    J.K.Rouling, e cila pjesën e parë nga gjashtë pjesët e “Hari Poter” e publikoi më vitin 1997, asnjëherë nuk është futur në listën e autourëve më intrigiues, edhepse veprat e saja disa vite me radhe janë ranguar ndër pesë të parat në listën e veprave më intriguese. Mirëpo, vitin e kaluar, asnjë roman për magjistarin e vogël Hari Poter nuk ka arritur të jetë në atë rang-listë, ndërsa fat të ngjajshëm ka përjetuar edhe perosnazhi i vogël sypatrembur Gal dhe shoqëria e tij e hareshme.

    Në një masë shumë të vogël këto romane janë zavendësuar nga romane dhe autorë të tjerë siç janë Zheklin Vilson (Tregime për Trejsi Bikerin), Dejzi Medouz (Seria e veprvave për shtojzovallet) dhe Stefani Majer (Muzgu). Hulumtimi ka treguar edhe faktin se disa libra, siç janë “Atje ku janë gjërat e egra” nga Mauris Sendak, pas një harrese të gjatë janë bërë shumë të kërkuara nëpër biblioteka. /gruaja-sod.com/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...