Ndoshta ju nuk jeni as të vetëdijshëm se sa fuqi kanë disa ushqime shumë të zakonshme, të cilat shpeshëherë ndikojnë në shëndetin tuaj, prandaj kujdes…
Po, ju mund të zgjedhni një dietë që është e bazuar vetëm në ushqim të lëngshëm, por që do të thotë uri më shumë dhe vështirë të durohet. Sidoqoftë, kështu regjimet ekstreme nuk janë të nevojshme në të vërtetë. Në ushqimin tuaj futini edhe pijet e thjeshta, shumë të shijshme dhe ushqyese që do t’ju ngopin, dhe në këtë mënyrë do të reduktojnë oreksin tuaj dhe do t’ju ndihmojnë që ti largoni përgjithmonë kilogramet e tepërta!
Më poshtë shihni disa rekomandime nga Dr. Kristine Gerbshtat, dietologës dhe autorës së librit “The Doctor’s Detox Diet”.
1. Qumështi
Përmbajtja e lartë e proteinave na bën që të ndihemi të kënaqur, dhe që e dobëson belin. Hulumtimi, i botuar në revistën Clinical Nutrition tregon se njerëzit të cilët konsumojnë një mesatare prej 300 ml qumësht më shpejtë dhe më lehtë humbin në peshë, në krahasim me ata që e pinë vetëm një gjysmë gotë qumësht.
2. Uji
Sipas studimit nga ana e Universitetit të Virxhinias, vetëm dy gota ujë para ngrënies do t’ju ndihmojnë që të humbni peshë. Pyeteni se si? Uji do t’ju ngop mjaftueshëm, në mënyrë që ju do të jeni në gjendje për të ngrënë më pak ushqim. Ata që gjatë dietës e kanë përdorë këtë teknikë, sigurisht kanë humbur më shumë kalori dhe kilogram sesa ata që nuk e kanë përdorur këtë truk me H2O.
3. Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër është arma më e mirë në luftën kundër yndyrës! Pra, nëse deri më tani nuk e keni bërë, nuk ka asnjë arsye më të mirë për të filluar të pini atë. Ky çaj është i pasur me catechin – një antioxidant natyror, efekti i të cilit është i dobishëm dhe shumë hulumtime e konfirmojnë këtë. Ky super përbërës i çajit të gjelbër nganjëherë e përshpejton metabolizmin, bën rritjen e djegies së kalorive dhe shkrirjen e yndyrës.
4. Banana shake
Nëse jeni në dietë, nuk duhet të mashtroheni me pije me kalori të lartë. Zgjidhja e duhur dhe një zëvendësim adekuat janë bananet! Përzieni bananën me gjysmë filxhani lëng të portokallit dhe jogurt. Kjo pije është e pasur me kalium që patjetër do të shkrinte kilogramët. Përveç kësaj, një studim nga Harvardi tregon një lidhje të fortë ndërmjet jogurtit dhe konsumit të lartë të kalorive.
5. Kafe
Kafeina e ul oreksin, përshpejton metabolizmin dhe është shumë e rëndësishme sespe na jep energji. Do të jeni natyrisht më aktiv dhe më shpejt do të humbni peshë. Po ashtu studimet e zbulojnë një tjetër fakt interesant: njerëzit të cilët pijnë kafe para ushtrimeve, janë në gjendje për të ushtruar më gjatë dhe ushtrime më të vështira. A ka ndonjë justifikim më të mirë për të gjithë ata që u pelqejnë ritualet e kafesë?
6. Supa të ngrohta
Para çdo ushqimi ngrohuni me një supë të nxehtë! Shkencëtarët kanë vërtetuar se në qoftë se para ushqimit kryesorë hani supë të nxehtë, më lehtë djegen kaloritë të cilat më pas do ti kishit futur me anë të ushqimit që përndryshe vetëm do të ishin grumbulluar. Por kjo nuk është e gjitha, Supa është zëvendësuesi i shkëlqyer për të gjitha ushqimet e ngrohta dhe të këndshme, por mos harroni ushqime të shijshme por me shumë kalori. Pure patatesh, role nga mishi, makarona me djathë janë plot me yndyrë. Supa gjithashtu do të sigurojë një ndjenjë të ngrohtë dhe të rehatshme në bark por pa bomba kalorike. /kosovarja.ch/