Shumë raste të diarresë lidhen me tretjen e ushqimeve të kontaminuara me mikrobe. Duke ndihmuar trupin t’i eliminojë këto mikrobe të pranishme në zorrë, ju nuk do të vuani më nga diarreja.
Ja si të përgatisni këtë pije me xhinxher i cili ka veti të fuqishme antispazmatike:
Qëroni një copë të vogël xhinxher.
Grijeni derisa të përftoni një lugë çaji.
Vendoseni në një filxhan me ujë të vluar.
Lëreni në infuzion për 5-10 minuta.
Mund t’i shtoni një lugë çaji lëng limoni ose pak mjaltë.
Mund ta pini tre herë në ditë për të lehtësuar simtpomat e diarresë. Pirja e sa më shumë lëngjeve gjithashtu parandalon komplikacionet e diarresë, siç është dehidratimi.