11 C
Priština
More

    Petullat japoneze duhet t’i provoni patjetër

    spot_imgspot_img

    Përbërësit:

    2 vezë

    25 gram sheqer

    20 ml qumësht

    40 gram miell

    3 gram pluhur për pjekje

    Gjalpë për të lyer tiganin

    Përgatitja:

    Ndani të bardhën e vezëve nga e kuqja. Këto të fundit leni anash të presin, ndërsa të bardhët e vezës përzieni mirë me mikser.

    Gjatë përzierjes së tyre, shtoni sheqerin pak nga pak.

    Masës kremoze të krijuar shtojani edhe të kuqët e vezëve, një nga një.

    Pastaj derdhni edhe qumështin, pak nga pak.

    Pasi ta përzieni mirë me lugë, shtoni pak nga pak edhe miellin me pluhurin për pjekje.

    Vazhdoni përzierjen deri sa të krijohet masa e duhur.

    Një tigan të palpetave, lyejeni me gjalpë dhe lëreni të ngrohet.

    Me lugën e akullores, vendosni nga tre topa brum një mbi një, në aq vende sa zë tigani.

    Shtoni nga një lugë ujë anash tiganit, mulojini me kapakë dhe lëreni të pjeket për 5 minuta.

    Më pas ndërroni anën edhe për 5 minuta të tjerë, në të njëjtën procedurë.

    Petullat mund t’i servoni me krem çokolate dhe fruta.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...