2 gota miell
2 lugë gjelle sheqer
1 pako pluhur për fryerje
1 lugë të vogël kripë
2 ve
2 gota qumësht
4 lugë gjelle gjalpë të shkrirë,
1 lugë gjelle vaj
Përgatitja:
Në një enë bëni bashkë miellin, kripën, sheqerin dhe pluhurin për fryerje.
Në një enë tjetër bashkoni qumështin, vezët, gjalpën e shkrirë dhe vajin.
Më pas masën me miell zbrazeni tek e dyta dhe përzijeni me tel kuzhine mirë e mirë, që të mos krijohen kokërrza.
Në tiganin e ngrohur, masën e fituar, hidheni në disa vende (varësisht nga madhësia e tiganit) në sasi të barabartë.
Kur fillojnë të krijohen fluska, kthejini në anën tjetër. Pjekja vazhdon deri në fryrjen e tyre dhe përfitimin e ngjyrës së artë.
Mund t’i shërbeni sipas dëshirës, me krem çokolate, pemë të freskëta apo mjaltë.