Nevojitet:
- 800 gram peshk pa kocka (file të peshkut),
- 300 ml vaj,
- 2 qepë te kuqe,
- 1 qepë,
- 2 karrota,
- 300 ml lëng domatesh,
- 1 lugë piper të kuq të ëmbël,
- 200 ml verë të bardhë,
- Piper, dhe
- Kripë
Përgatitja:
Peshkun e skuqim në vaj dhe e vendosim duke e paluar në tavë. Qepët e kuqe i prejmë në rrathe kurse qepën në kube dhe së bashku i skuqim në vaj. Kur skuqet qepa, shtonjmë karrotat të prera në rrathe dhe i spërkasim me kripë, piper dhe piper te kuq. I përziejm, i shtojmë lëng domatesh dhe i ziejm për rreth gjysmë ore, në temperaturë mesatare. Kur perimet të zbutën, shtojmë një gotë verë dhe i ziejm për disa minuta. Pastaj i hedhim mbi peshkun dhe i vendosim në furrë në temperaturë prej 200 gradë për tu pjekur pak.
E shijshme!
Fot0: peshkupauje.com