11 C
Priština
More

    Pesë ushqimet e mbrëmjes që ndihmojnë të humbni peshë

    spot_imgspot_img

    Gjumi është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organeve dhe të gjithë organizmit. Ai është i lidhur ngushtë jo vetëm me shëndetin mendor por edhe me mbipeshën dhe rënien prej saj. Ndërprerja e tij ose cilësia e dobët e gjumit është faktor i rëndësishëm në shtimin në peshë.

    Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që përkujdesen për shëndetin duhet të jenë të vëmendshëm ndaj ushqimeve që konsumojnë përpara se të shkojnë për të fjetur. Ndërkohë sipas tyre, ka disa ushqyes që ju ndihmojnë të eliminoni yndyrat dhe të përmirësoni nivelin e sheqerit në gjak.

    Rekomandohen pesë pijet dhe ushqimet e duhura që mund të konsumoni përpara se të flini:

    Qumështi dhe kosi
    Qumështi përmban triptofan dhe kalcium të cilat ju ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë. Një gjumë i tillë pakëson oreksin e tepërt të nesërmen. Qumështi përmban edhe proteina që janë të ngadalta në tretje. Këto proteina ju ndihmojnë të krijoni masë muskulore ndërkohë që jeni në gjumë. Kosi është një produkt mirëbërës për të rritur dhe për fëmijë. Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe është i pasur me proteina, kalcium, vitaminë B6, B12 dhe probiotikë.

    Lëngu i rrushit
    Përmban karbohidrate të thjeshta të cilat nxisin sekretimin e insulinës ndërkohë që jeni në gjumë. Ky lëng gjithashtu rregullon orën biologjike të trupit ndërkohë që antioksiduesit eliminojnë yndyrat.

    Çaj kamomili
    Çaji kamomil luan rolin e qetësuesit natyral. Ky çaj gjithashtu është i lidhur fort me përmirësimin e kontrollit mbi glukozën dhe rënien në peshë.

    Kefiri
    Kefiri është i pasur me probiotikë të cilët mirëmbajnë nivelet e shëndetshme të baktereve. Probiotikët përmirësojnë gjithashtu përthithjen e vitaminave dhe mineraleve. Sipas të dhënave ky lëng është shumë i pasur me probiotikë dhe i dobishëm për stomakun. Ky produkt në të vërtetë ka më shumë probiotikë se kosi. Probiotikët janë baktere të mira që e mbajnë stomakun të shëndetshëm. Bakteret e mira nuk duhen nënvlerësuar sepse 75 për qind e sistemit imunitar të njeriut e ka pikënisjen tek sistemi tretës.

    Ujë me limon jeshil, mente dhe fruta
    Nëse gjatë natës ju duket sikur jeni të uritur, pini një gotë me ujë me limon jeshil, mente dhe fruta. Në këtë mënyrë do të merrni ushqyes të dobishëm dhe nuk do ta teproni me ushqimin. Gjithashtu këshillohet se një zgjedhje e duhur është edhe konsumimi i kastravecit në mbrëmje sepse ndihmon për tretjen dhe falë përmbajtjes së fibrave ndihmon të japë ndjesinë e ngopjes për më gjatë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...