-0.3 C
Priština
More

    Pesë sinjale që ju tregojnë që keni të bëni me një egoist

    spot_imgspot_img

    Personat të cilët janë kryesisht të ngarkuar me vetveten nuk janë të mirë as për t’i pasur shokë, e lëre më për të qenë në lidhje me ta. Si të largonit mu këta persona, ja se në çka do të duhej që të përqëndroni vëmendjen.

    Egoizmi është njëra nga vetitë më të këqija. Personat të cilët në mënyrë konstante flasin për  vete dhe nuk brengosen për të tjerët, por ekskluzivisht vetëm për „problemet“ e tyre janë kryesisht të pakënaqur për shkak të egocentricitetit të tepruar. Kënaqësia në lidhje dhe në jetë në përgjithësi, kërkon shumë kujdes si nga njëra, ashtu edhe nga ana tjetër, kurse me mashkullin egoist kët së gjithsesi se nuk do ta keni. Për këtë shkak, do të ishte mirë që të jeni të vetëdijshme për shenjat, që posa t’i hetoni tek një person i tillë, do të mund ta shmangni sa më herët…

    Veshët i ka „të shurdhër“

    Dëshiron që të flasë për problemet e tij, mirëpo kur duhet që të dëgjojë anën tjetër, në këtë pikë veshët janë kryesisht të çkyqur. Kundër kësaj nuk ka ilaç. Që gjërat të jenë edhe më të  rënda, të gjithë që mendojnë që këtë veti mund ta ndryshojnë tek dikush, duhet të jenë të vetëdijshme se ajo betejë qysh në start është e humbur.

    Flet vetëm për veten e tij

    Egocentriciteti nuk është vështirë që të vërehet. Aty ndëgjoni vetëm unë, unë, unë dhe unë. Bisedat për të tjerët apo për diçka që nuk është e lidhur me të, thjesht nuk ekzistojnë. I keni hetuar këto simptome, atëherë ikni sa më larg tij…

    Gjithmonë vonohet

    Edhepse disa njerëz e kanë në gjak vonesën, femra nuk është ajo e cila duhet të presë mashkullin, e ai duhet të jetë i vetëdijshëm me të se duhet të bëhet një xhentëllmen dhe të mundohet maksimalisht që të vijë me koh në takim. Prapëseprapë, ky lloj i egoizmit bën edhe të falet.

    Injoron dëshirat tuaja

    Kompromisi në lidhje është shumë i rëndësishëm dhe përderisa nevojat e të dyja palëve nuk janë të plotësuara, vie deri tek thyerja. Dashuria tregohet me kujdesin dhe të menduarit për partnerin, e jo duke menduar ekskluzivisht vetëm për nevojat tuaja dhe duke bërë atë që vetën juve ju përshtatet. Nëse nuk din që t’ju kënaqë, nuk keni çka të gjeni afër tij…

    E kthen seksin për përfitim të tij

    Meshkujt e vërtetë mbajnë llogari në atë që të kënaqin femrën dhe kënaqësinë e saj e vendosin gjithmonë në rend të parë. Për dallim nga ta, egoistët janë në seks, sikur edhe gjithkund tjetër, të kthyer ekskluzivisht vetëm kah vetja dhe nevojat e tyre egoiste. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...