Studimet kanë zbuluar se mbajtja e duhur e trupit e ulë ndjeshmërinë ndaj dhembjeve, përveç kësaj do të merrni frymë më lehtë. Mbajtja e përkulur ngushton kanalet e frymëmarrjes, me çka do e keni më të vështirë të merrni frymë.
Si të mbani trupin drejtë?
- “Zgjateni” kurrizin
Qëndroni me hapësirë mes këmbëve, me shpatulla të zgjeruara, e pastaj paramendoni se dikush është duke ju tërhequr nga lartë për koke dhe qëndroni në atë pozitë për pesë sekonda.
- Mbështeteni pjesën e poshtme të shpinës
Mbështjelleni një peshqir dhe vendoseni mes karriges dhe shpinës, ashtu nuk do të kërruseni kur të uleni. Të njejtën gjë bëjeni edhe në veturë.
- Ndryshojeni pozitën
Uluni në skajin e karriges ashtuqë kofshët nuk do të jenë në të mirëpo prapanica do të jetë plotësisht në ulëse. Kështu më pak do të mbështeteni në shpinë.
- Drejtohuni më shpesh
Kur të humbeni në punë dhe nuk mendoni për mbajtjen e drejtë të trupit, situata përkeqësohet. Lereni një alarm në celular që do ju përkujtojë çdo orë që të drejtoni trupin.
- Ndryshoni mënyrën e fjetjes
Kurshtriheni në anë, vendoseni një jastëk mes këmbëve. Gjumi në pozitën e duhur mund të përmirësojë mbajtjen e drejtë të trupit gjatë ditës./kosovarja.ch/