Me siguri që jeni lodhur të gjithë nga mënyrat e komplikuara dhe të shtrenjta për tretman të fytyrës, normal nuk është e keqe asnjë zgjidhje, por nëse kërkoni diçka të thjeshtë dhe të lehtë, këto këshilla janë ato që ju nevojiten.
1.Konsumoni mjaftueshëm lëngje
Asgjë nuk është më e lehtë se kjo. Tetë gota ujë në ditë dhe lëngje pa sheqer, le të bëhet rutinë e juaja.
2. Mos harroni të pastroni fytyrën në mbrëmje
Nëse keni lëkurë të yndyrshme, atëherë ju duhet disa herë gjatë ditës të lani fytyrën, në mënyrë që lëkura juaj të jetë vazhdimisht e pastër.
3. Largoni flokët nga fytyra
Flokët përmbajnë pluhur dhe yndyrë, të cilën mund ta bartë edhe në lëkurë të fytyrës.
4. Mos e teproni me tretmane kozmetike
Nëse i vizitoni më shumë se një herë në muaj sallonet e kozmetikës, atëherë duhet të ndaleni dhe të mendoni me vete, a është nevoja për një tretman kaq të shpesht i cili mund të keqësojëlëkurën tuaj.
5. Në mbrëmje hidratoni lëkurën
Gjatë ditës fytyra juaj ka nevojë për mbrojtje, ndërsa në mbrëmje gjithsesi duhet të përdorni krema ushqyes.
Këshilla shtesë
Gjumi i rehatshëm – 7 deri në 8 orë gjumë janë të domosdoshme për fytyrë të bukur. Termi “Beauty Sleep”, nuk qëndron pa arsye.
Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION./kosovarja.ch/