Menopauza është e pashmangshme mirëpo dhembja mund të largohet. Duke qartësuar disa mite, frikën dhe konfuzionin rreth menopauzës dhe duke ofruar këshilla, në disa raste edhe tretmane, mjeku juaj do të mund të ju ndihmojë të kaloni këtë periudhë me shqetësimet minimale. Të qenurit e informuar ju ndihmon që të vendosni më mirë andaj është mirë të jeni e njohur me këto fakte:
- Kohëzgjatja e menopauzës është e ndryshme tek çdo person
Derisa menopauza është e definuar si “periudha e fundit menstruale”, koha mes paraqitjes së simptomeve të menopauzës dhe fillimit të vërtetë të saj njihet si “perimenopauzë”. Primenopauza zgjat pesë apo gjashtë vite, gjatë kësaj kohe mund të jetë e rregullt dhe e parregullt. Në kohë të saj simptomet më të këqija janë djersitja natën, dhe pagjumësia.
Post-menopauza është term që përdoret për përshkrimin e fazës që fillon një vit pas periudhës së fundit menstruale. Simptome të caktuara që shtohen janë tharja e vaginës, që mund të përmirësohet vetëm me tretman. Ka dallime të hatashme, përderisa disa gra e kalojnë lehtësisht tek disa të tjera mudn të zgjasë me vite e të vuajnë nga simptomet e tmerrshme deri në të 70` e tyre, madje edhe më gjatë.
- Ende do ju duhen kontraceptivë, madje edhe në periudhën e perimenopauzës
Edhepse mundësia e të ngelurit shtatëzënë zvogëlohet me moshë, ju ende mund të ngelni në vitet e juaja të perimenopauzës. Mundësia e shtatëzënisë ne moshën 45-49 vjeçe mund të jetë 2-3%, pas vitit 50 ëshët më pak se 1%. Këshilla momentale është që femrat që janë nën moshën 50 duhet të përdorin ndonjë formë të mbrojtjes kundër shattëzënisë derisa të mos kenë menstruacione për dy vite, femrat mbi 50 duhet të përdorin kontraceptivë derisa mos të kenë menstruacione për një vit.
- Ekzitojnë metoda të ndryshe të terapisë për zëvendësim hormonal(HRT), të cilat mund të jenë më pak të rrëzikshme se të tjerat
Terapia e zëvendësimit hormonal nënkupton përdorimin e medikamenteve që përmbajnë hormone femërore e që zëvendësojnë ato që trupi nuk i prodhon pas menopauzës. Përderisa të gjithë janë të njohur me tabletat orale, shumë femra nuk i kanë të njohura metodat alternative të përfundimit të kësaj terapie. Zëvendësimi i estrogjenit vjen në formë të pilulave, xheleve dhe fashëve ndërsa progetogenët mund të merren me pilula, fasha apo përmes sistemit intrauterin ku sekretohen hormonet. Progesterone mund të gjindet edhe në formë të kremës mirëpo nuk preferohet pasiqë nuk konsiderohet efektivë në mbrojtjen e endometriumit.
- Përfitimet e HRT zakonisht i tejkalojnë rreziqet
Përderisa HRT më parë është përshkruar afatgjatë për femrat që përjetonin simptomet e menopauzës, pas zbulimit të rreziqeve të mundshme nga kjo terapi, shumë femra e kishin frigën që të provonin një gjë të tillë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër. Përdorimi afatgjatë (mbi 7 vite) i HRTsë së kombinuar (estrogjen dhe progestogen) është lidhur ngushtë me rrezikun e rritur të kancerit të gjirit, tarshjes së gjakut dhe sulmeve në zemër; përdorimi afatshkurtë (më pak se 5 vite) në femrat nën 60 vjet është i konsideruar si i vogël, rreziku është më i vogël se tek xheli apo fasah me estrogjen.
HRT që përmban vetëm estrogjen nuk konsiderohet të jetë i rrezikshëm për zhvillimin e kancerit të gjirit, sidoqoftë është i rrezikshëm për trashjen e gjakut dhe sulmet e zemrës.
Nëse vuani nga simptomat e menopauzës dhe nuk mund të shëroheni me metoda jo-hormonale atëherë HRT është tretmani më efektiv për ju. Para se të dëshironi HRT, duhet të konsultoheni me mjekun duke marrë parasysh historinë mjekësore, peshën, tensionin e gjakut, historinë faijare dhe faktorët e tjerë të rrezikut që duhet ekzaminuar në bazë vjetore nëse dëshironi të vazhdoni me tretmanin.
- Tretmanet jo-hormonale janë efektive për disa femra
Mjete herbale si kohoshi i zi mund të jenë efektive për disa femra. Flisni me mjekun tuaj para se të merrni çfarëdo tretmani, përfshirë edhe ato tretmane natyrale.
Një numër i medikamenteve sikurse disa anti-depresantë, antikonvulsantë dhe barërat që trajtojnë tensionin e gjakut, mund të kenë efekt përfitues për skuqjen e nxehtë të fytyrës. Kjo gjë mund të jetë e dobishme për femrat që nuk duan ti nënshtrohen një trajtimi HRT apo vetëm dëshirojnë të provojnë opcione të tjera.
Akupunktura është treguar të ketë rezultate të përziera. Ndalimi i pirjes së duhanit dhe shmangia e alkoolot mund të ndihmojnë në zbutjen e disa simptomeve në disa raste. Gjëra të vogla, sikurse mbajtja e ftohtë e temperaturës së dhomës, veshja e rrobave me shtresa si dhe shmangia nga stresi dhe ushqimi pikant, këto gjëra mund të ju ndihmojnë./kosovarja.ch/