Një nga fjalitë më të njohura kur vjen sezoni i gripit dhe inflamacioneve është “sa më shumë vitaminë C, që organizmi sa më lehtë të mund të përballet dhe të shërohet”. Dhe këtu nuk ka dilemë, vitamina C është një nga vitaminat të mira dhe më të rëndësishme në ruajtjen dhe forcimin e sistemit imunitarë. Por, kjo nuk është ana e vetme e mirë dhe “funksioni” i saj, meqë ka edhe shumë benefite kur bëhet fjalë për gjendjen e përgjithshme të organizmit, kurse njëri nga ato është edhe reagimi i shkëlqyer sa i përket lëkurës.
Në kohët e fundit, gjithnjë e më shumë prej tyre përdorin Vitamin C në trajtimin, parandalimin, por edhe në probleme të ndryshme kur është fjala për lëkurën, kështu që përdoret në “gjendje” të ndryshme, si pjesë e ndonjë kremi apo produkti tjetër për trajtim, por gjithashtu si vitaminë nga ampula duke aplikuar direkt në lëkurë. Ka shumë arësye pse gjithnjë e më shumë persona vendosin për përbërës natyral për trajtim, dhe sa i përket kësaj vitamin ka vërtetë shumë arësye dhe të gjitha janë të mira.
Trajtimi i lëkurës ndryshon gjatë verës dhe ditëve kur Dielli është shumë i fortë gjatë kohës më të madhe të ditës, ashtuqë shpesh formohen njolla dhe pikla të zeza nga vetë forca e rrezeve të diellit. Edhe pse shfaqen shumë shpejt këto pikla më vonë është shumë vështirë të eliminohen, madje shumica vendosin t’i zbardhin kimikisht pas shfaqjes së tyre. Mirëpo, preventiva në formë aplikimit të kremrave që përmbajnë vitaminë C, si dhe aplikimit të vitaminave në çfarëdo lloj forme, ndikon në eliminimin e shpejtë të këtyre piklave, të pengohet paraqitja e tyre, sepse ai e zvogëlon pigmentimin e lëkurës e cila pengon krijimin e ndryshimeve të tilla. Përveç këtyre piklave, janë edhe shenjat që mbeten pas akneve, të cilat vitamina C i zvogëlon me mjaft sukses dhe shpesh i eliminon plotësisht.
Shkaku i kësaj shfaqje më së shpeshti është zvogëlimi i prodhimit të kolagenit, të cilin lëkura e prodhon natyrshëm, kështuqë duhet rinovuar, e kjo më së miri është përsëri me përdorimin e përditshëm të produkteve të vitamins C, si dhe me vetë atë. Pas ca kohe, ndryshimet bëhen mjaft të dukshme, sepse lëkura e fytyrës nga dita në ditë bëhet më e freskët dhe më shkëlqyese.
Ditët e verës janë gjithmonë shenja të paralajmërimeve të shpeshta që të mos i ekspozohemi rrezeve të diellit në kohë të caktuar të ditës, kurse ka mjaft arësye që ndikojnë në këto paralajmërime. Një nga këto është edhe nga ana e dermatologut, sepse rrezitja e tepruar shkakton formimin e rrudhave të parakohshme në lëkurën e fytyrës, qafës dhe dekoltesë, por edhe kjo mund të parandalohet edhe atë pikërisht duke përdorur këtë vitamin. Vitamina C është antioksidant i fortë dhe shkëlqyer, pastaj mbronë lëkurën nga ndikimi i rrezeve UV, si dhe dëmtimeve që formohen me ndikimin e radikaleve të lira.
Në thelb, të gjithë kemi dobi nga vitamina C dhe përdorimi i saj, pa marrë parasysh a futet në organizëm apo aplikohet në lëkurë. Mbrojtja e sistemit imunitarë përmes tij edhe lëkura bëhet më e freskët dhe më e bukur, kurse me aplikimin e saj në lëkurë, bëhet më elastike, më e plotë, më e re, pa formimin e akneve, mitisereve dhe shfaqjeve tjera problematike./kosovarja.ch/