1.7 C
Priština
More

    Përse qumështi me çokollatë është një zgjedhje e përkryer pas ushtrimeve

    spot_imgspot_img

    Sikurse janë të rëndësishme aktivitetet fizike, po aq me rëndësi është se me cfarë do ta freskoni trupin tuaj pas ushtrimeve. Njëra nga mënyrat më të mira është qumështi me cokolladë. Po ua zbulojmë se përse është kështu.

    Tanimë nuk duhet të shpenzoni para për suplemente të shtrenjta pas ushtrimeve, po aq efikase dhe shumë i shijshëm është qumështi me cokolladë. Hulumtimet e bëra me një grup sportistësh të Teksasit kanë rezultuar se muskujt e atyre që kanë pirë qumësht me cokolladë pas ushtrimeve kanë qenë më të zhvilluara dhe me formë më të mirë se të atyre që kanë marrë suplemente. Nëse qumështi me cokolladë nuk është një arsye e mjaftueshme për të filluar me ushtrime, atëherë nuk e dimë se c’mund të jetë tjetër.

    Po i zbulojmë të gjitha dobitë e qumështit me cokolladë.

    Zëvendëson elektrolitet e humbura

    E dimë se gjatë ushtrimeve humbim elektrolite, kripëra që janë të nevojshme për funksionim normal të organizmit. Mendohet që qumështi shumë mirë i zëvendëson elektrolitet e humbura, pasi në të gjenden dy elektrolitët më të rëndësishëm, sic janë kaliumi dhe natriumi. Pasi qumështi mbetet më gjatë në organizëm sesa lëngjet e tjera, trupi ka më shumë kohë që t’i absorbojë këto elektrolite.

    Fitoni masë muskulore

    Ushtrimet që pasojnë me pirje të një gote qumështi me cikolladë e përmirësojnë rritjen e masës muskulore. Hulumtimet kanë treguar se pirja e qumështit pas ushtrimeve e rrit sintezën e muskujve gjë që rezulton me rritjen e tyre.

    Përmban hidrate dhe proteina

    Qumështi me cokolladë është një pije e mrekullueshme pas ushtrimeve edhe për arsye se përmban hidrate dhe proteina, të cilat i ndihmojnë të qetësohet nga ushtrimet dhe të krijojnë kondicion për ushtrimet e radhës. Hulumtimet kanë treguar se qumështi me cokolladë përmban dy herë më shumë proteina sesa qumështi i pastër.

    Më ekonomike

    Përvec këtyre dobive të shkëlqyeshme që i kemi përmendur, qumështi me cokolladë është shumë më i lirë se suplementet tradicionale, të cilat përdoren zakonisht pas stërvitjeve, gjë që paraqet një arsye më shumë për ta pirë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...