1.7 C
Priština
More

    Përse nuk janë për t’u gjykuar prindërit e fëmijëve të pasjellshëm

    spot_imgspot_img

    Që kur vajza ime shkoi në kopsht ajo ishte një fëmijë shumë i dashur dhe miqësor. Ishte gjithmonë e sjellshme me shokët e shoqet dhe shumë e interesuar për të luajtur me ta e për të krijuar shoqëri.

    Si nënë ndihesha shumë e lumtur nga ky fakt. Ajo ishte vajza ime e vetme dhe ndihesha krenare që e kisha edukuar aq mirë.
    Një ditë papritur vajza erdhi nga kopshti me shenja kafshimi në krahë. Kur pyeta se ç’kishte ndodhur, kuptova se një nga fëmijët e kishte kafshuar, pas një zënke që kishin pasur. Në atë moment u ndjeva tmerrësisht keq dhe e nervozuar. Nuk mund ta besoja që kishte prindër që rrisnin fëmijë të tillë. Menjëherë mendova se ai fëmijë ishte reflektim i gabimeve që bënin prindërit në edukim. Isha shumë e frustruar dhe nuk e pranoja dot atë që kishte ndodhur.

    Por, vitet kaluan shpejt dhe vajza ime nuk është më një fëmijë i vetëm. Unë linda edhe një djalë, i cili për çudinë time nuk është aq i dashur e miqësor me fëmijët sa vajza. Shpesh përballem me situata problematike sepse ai godet bashkëmoshtarët, i kap prej flokësh, ose i kafshon. Dhe sa më shumë t’i kërkosh të ndalojë së bëri këtë veprim, aq më shumë do të vazhdojë.
    Tani më kujtohet dita kur një djalë kafshoi vajzën në kopsht. Tashmë kam kuptuar se nuk është gjithmonë faji i prindërve për mënyrën sesi sillen fëmijët. Karakteri dhe individualiteti i fëmijës është specifik për secilin dhe nuk tregon gabimet që bëjnë prindërit në rritjen e tyre. Tani sa herë shikoj një fëmijë agresiv, nuk mendoj se prindërit nuk kanë ditur ta edukojnë, por mendoj sa vështirësi kalojnë ata në shtëpi për të mësuar fëmijën e tyre .

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...