Shumë njerëz janë të varur nga kafja, sidomos në mëngjes. Ndërsa përdorimi i limonit në çaj, është pothuajse i pashmangshëm. Përdorimi i tij është i shumëfisht, meqë është i pasur me vitaminë C e antioksidantë. Por a keni menduar ta hidhni në kafe.Përderisa disa e mendojnë si diçka të pazakontë, të tjerë besojnë se është tejet e shëndetshme.
Disa nga pretendimet janë se ky kombinim ndihmon në shkrirjen e dhjamit, të tjerë se ajo lehtëson dhimbjen e kokës. Pretendimi i tretë është rreth përmirësimit të lëkurës.
Megjithatë shkenctarët hedhin poshtë idenë se këto përfitime janë nga përzierja e këtyre dy përbërësve.
As limoni dhe as kafeja nuk e shkrijnë dhjamin. E vetmja mënyrë që mund të djegë yndyrën e padëshiruar është duke konsumuar më pak kalori dhe duke djegur më shumë prej tyre. Pra, ky pretendim nuk është i vërtetë. Ka studime që thonë se kafeina mund të stimulojë indin dhjamor, por kjo lidhet me kafeinën në kafe, jo me përzierjen e saj me limonin.
Një hipotezë thotë se kafeina në kafe ka një efekt që shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon rrjedhën e gjakut në kokë, gjë që lehtëson dhimbjet. Hulutimet sugjerojnë që kafeina mund të përforcojë efektet e ilaçeve për dhimbjet e kokës dhe migrenës. Hipoteza të tjera thonë se kafeina mund të veprojë mirë duke u shoqëruar me çokollatë ose agrume. Megjithatë pirja e kafesë me limon mund të lehtësojë ose përkeqësojë dhimbjen e kokës. Me gjasë, kjo varet nga sasia e kafeinës, jo përzierja kafe-limon.
Hulumtimet thonë se përmbajtja e antioksidantëve në kafe dhe limon mund të kenë përfitime në lëkurë, kështu që ka një copëz të vërtetë ky pretendim. Megjithatë sërish mund t’i keni përfitimet e kafesë dhe limonit duke i konsumuar veçmas.