1.7 C
Priština
More

    Përse nganjëherë na dridhet qepalla?

    spot_imgspot_img

    Dritja apo vibrimi i qepallës së epërme ose të poshtme të syrit nga mjekët quhet si miokimi. Për fat të mirë, përveç që iriton, kjo shtangie spontane e muskujve të imët në nëntë nga dhjetë rastet nuk ëshë problem serioz mjekësor, dhe zakonisht kalon vetvetiu. Mirëpo, çka nëse nuk kalon?

    Edhepse nuk është e rrezikshme, dridhjen e qepallës nuk duhet ta durojmë derisa të kalojë vetë. Shikoni shkaqet më të shpeshta të miokimisë dhe mësoni se si ta zbusni këtë problem.

    Stresi

    Stresi është shkaktari kryesor i dridhjes së qepallës. Zakonisht zgjat për një javë ose derisa të zgjasë periudha e stresit. Stresi është pjesë përbërëse e jetës, prandaj është e rëndësishme që të kuptoni se si ta menaxhojmë më së mirë atë. Mësojini disa teknika të relaksimit, bëni ushtrime, flini më shumë dhe organizohuni më mirë.

    Kafeja

    Shumë ekspertë mendojnë që stimulanset sikur kofeina, shkaktojnë dridhjen e qepallës. Posaçërisht kur ajo përdoret pa masë. Nëse keni shtuar sasinë e kofeinës, do të ishte mirë që ta zvogëloni atë. Keni kujdes në marrjen e lëngjeve, prandaj me kafe gjithmonë pini një gotë ujë.

    Mungesë e magnezit

    Mungesa e mineraleve, më së shpeshti magnezit, mund të sjellë deri tek miokimia. Nëse problemi zgjat, kontrolloni nivelin e magnezit. Hani spinaq, bajame dhe arra, ose merrni suplemente të këtij minerali.

    Sy të thatë

    Sytë e thatë tej mase mund të jenë si pasojë e mplakjes, mbajtjes së thjerrëzave apo edhe të thahen si pasojë e marrjes së disa barërave të caktuara. Përdorni lotë artificialë ose lagni sytë me ujë të ftohtë të pastër.

    Tendosja e syrit

    Shumë shprehi sjellin deri tek tendosja e syve dhe dridhja e qepallave. Disa nga fajtorët më të shpeshtë: mosmbajtja e syzeve gjatë ditëve me diell, mosmbajtja e syzeve me dioptri të drejtë, shikimi i gjatë në kompjuter ose telefon mobil. Sytë duhet që të pushojnë mirë!

    Konvulzioni (shtangia) e nofullës ose kërcitja e dhëmbëve

    Shumë njerëz shtangin nofullën ose kërcasin dhëmbët, posaçërisht në gjumë dhe kjo quhet bruksizëm. Dentisti do t’ju tregojë nese kjo është duke ndodhur edhe me juve, dhe në këtë rast duhet që të mbani mbtojtëse për dhëmbët. Në ndërkohë bëni masazh të lehtë nofullës nga jashtë dhe brenda. Kjo do të lëshojë fytyrën dhe do të lehtësojë problemin.

    Shkaktarët tjerë potencialë

    Nganjëherë dridhja e qepallës mund të jetë si tregues i ndonjë problemi të rëndë medicinal. Hipoglikemia, sëmundja e Parkinsonit, sindromi Turetov dhe problemet neurologjike gjithashtu mund të shkaktojnë dridhjen e qepallës. Nëse keni provuar të gjitha këshillat e cekura më lartë, dhe dridhja edhe më tej vahzdon, vizitoni mjekun për kontroll! /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...