Nëse dikur jeni marrë me ‘punë hulumtuese’, nuk jeni e vetmja, pasi që të gjitha e nganjëherë dyshojmë në besnikërinë e partnerit…
Vlora 27 vjeçe kujton se si herën e parë i ka çelur raftet e tija: ‘Edhe pse e kam ditur që është gabim, nuk kam mundur të duroj. Kam kërkuar foto, letra- çfarëdo që më kishte dhënë më shumë informacion për lidhjet e tija të kaluara”. ‘Nuk ka gjetur shumë gjëra. Por ka shkelur në një botë të rrezikshme ‘bota e hulumtimit të dashurisë’. Sjellja e Vlorës nuk është e rrallë, sidomos sot, në kohën e Facebook-ut dhe mesazheve që ju mundësojnë në mënyrë më të thjeshtë të shihni ‘cilën lojë e luan’.
Të frustruara me atë që ai nuk do të flasë për të kaluarën (apo edhe dyshimi për atë që ju ka treguar), shumë femra i detyron të merren me hakimin e kompjuterëve të tyre. Sikur ‘llafazane e kohërave të vjetra’ kjo kuti e ‘mençur’ mund të na i tregojë të gjitha për (pa)moralin e tij, por hap edhe pyetje pasuese; Çka po kërkoni me saktësi. Çka nëse ato që i gjeni nuk ju bëjnë të lumtur?
Andaj, pse e bëjmë këtë? Një numër i befasishëm i femrave e pranojnë që kanë ‘gërmuar’ nëpër gjërat personale të partnerit. ‘Kjo nuk është normale, të gjitha ne kemi nevojë në fshehtësitë tona’, thotë Anita 30 vjeçe. “Nëse dikush do të gërmonte në gjërat e mia, këtë e kisha marrë si heqje e të drejtave të mia intime. Jo shumë kohë më parë kam qenë në lidhje me një person të ndarë nga kurora, në shtëpinë e tij kanë qenë fotot e ish-gruas, letra, kujtime…Por nuk kam dashur të gërmojë në to. Nuk kam pasur nevojë të di aspak më shumë nga ajo që më ka treguar”.
Dy tipat e ‚gërmueseve‘
Sipas mendimit të psikologëve ky qëndrim nuk është normal. “Nëse ndihen të pasigurta në lidhje, femrat shpesh i nënshtrohen kërkimit të fshehtë të sendeve të partnerit”, thonë psikologët. Ekspertët pajtohen që ekzistojnë dy lloje të këtyre tipave, situata në të cilat zgjohet instikti. Gërmimi zakonisht është i shfaqur në fillim të lidhjes pastaj me kohë rritet ndjenja e sigurisë tek të dy partnerët dhe kjo ndalon, thonë ekspertët. Ato zakonisht paraqiten atëherë kur duhet të vendosni se a duhet ta vazhdoni lidhjen. A dëshironi të dini më shumë për të kaluarën e tij, që të mund të ndaloni së menduari? Kjo më së shpeshti na ndodhë në të 20-tat dhe 30-tat e hershme, kur partnerët i kemi mjaft të ‘vjetër’ që të keni ‘histori dashurie’.
Arsye tjera që të gërmojmë është dyshimi që në lidhje nuk është gjithçka si duhet. E drejtuar nga këto dyshime Albulena 24 vjeçe ka kërkuar inboksin e telefonit mobil të partnerit. Kur ka zbuluar mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale, i ka thënë çfarë ka parë… dhe e ka pirë predikimin që i ka futur hundët në jetën e tij private. “Kam gjetur fakte të qarta që më tradhton, ndërsa halli i tij kryesor është që e kam prekur telefonin. Menjëherë ja kam dhënë kartonin e kuq…”
Thjesht, shprehi e femrave?
Përsa i përket kësaj, ka shumë disproporcion ndërmjet poleve? ‘shumica e meshkujve nuk japin informacione të mjaftueshme nga e kaluara e tyre, e ajo nuk ndalon së na munduari”, thonë psikologët. ‘Për këtë kërkojmë më shumë informacione”. Disa ekspertë shpjegojnë edhe anën tjetër të të gjithë muhabetit . ‘Meshkujt nuk i fusin hundët, sepse nuk kanë nevojë për më shumë informacion, ashtu siç nuk kanë nevojë as t’i japin. Mashkulli do t’i prek sendet e partneres vetëm nëse ka ndonjë dyshim të madh për ndonjë tradhti”.
Kini parasysh që gërmimi është i rrezikshëm. “Nëse gjeni diçka që do t’ju shqetësojë, si e-maila, foto me ish të dashurën në të cilën duken të lumtur, do të dilni që nuk jeni person që mund t’ju besojë”, bëjnë me dije psikologët. “Në vend të kësaj, ju ndrydhini emocionet dhe në kokën tuaj atë që keni gjetur, çka do që të jetë, mund të bëhet problem i madhe që mund t’ju prish edhe lidhjen”.
Nëse diçka ju mundon bëjini pyetje direkte partnerit tuaj dhe tregoni që përgjigja e tij do ju qetësojë. Nëse del që gjithçka është në rregull, pyeteni veten pse keni dyshuar. Dhe cili është qëllimi? Mirë mendoni para se të fusni hunët në gjërat e tija, dhe pastaj mundohuni që me të vërtetë ta hiqni këtë shprehi. Kush e di, ndoshta bash kjo mund t’ju bëjë më të lumtur… /kosovarja.ch/