-0.3 C
Priština
More

    Përse femrave u pëlqejnë meshkujt e vjetër?

    spot_imgspot_img

    Është mjaft i madh numri i femrave që duan ta shpenzojnë jetën me meshkuj shumë më të vjetër sesa ato.

    Madje, ka edhe një term të veçantë që është krijuar për këtë lloj lidhje, romanca Maj-Dhjetor.

    Mund t’ju duket mjaft romantike, por shumë njerëz i shohin çuditshëm çiftet që dallojnë shumë në moshë.

    Kjo për shkak se ata nuk e kuptojnë që ka arsye shumë të mahnitshme se përse femrat joshen nga meshkujt e tillë.

    Meshkujt më të vjetër janë më të pjekur

    Është e ditur se femrat kanë tendenca të piqen më herët sesa meshkujt. Prandaj kjo është arsyeja se përse meshkujt e moshës së tyre janë në fazën ku ende duan të provojnë gjëra dhe ta eksplorojnë botën para se të futen në lidhje serioze nuk janë partnerët idealë për to.

    Meshkujt më të vjetër duken shumë më seriozë dhe më joshës për femrat që janë të gatshme për lidhje serioze dhe të përkushtuara në familje.

    Kanë njohuri për shumë gjëra…

    Të gjithë e kemi dëgjuar thënien se me moshën vjen edhe mençuria. Studimet e dëshmojnë se meshkujt më të vjetër zakonisht janë më inteligjentë sesa meshkujt më të ri e kjo ka të bëjë me përvojën më të madhe në jetë.

    Edhe femrat e konfirmojnë këtë sepse janë të sigurta që meshkujt më të vjetër kanë kaluar nëpër shumë përvoja jetësore të cilat në mënyrë efikase u kanë mësuar atyre leksione të ndryshme.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...