-3.8 C
Priština
More

    Përse është e rëndësishme të jesh xhentëlmen!?

    spot_imgspot_img

    Leksikon për meshkujt që kanë harruar të jenë xhentëlmen! Ndihmë për ata që me vetëdije kanë ikur nga arsyeja” “Kur femrat nuk janë “zonja“, nuk dua as unë të jem xhentëlmen!”. Udhërrëfyes për ata që kulturën dhe sjelljen me respekt për femra e kanë ‘harruar’ në shtëpi!

    Kjo është dita juaj me fat! Kam vendosur ti ndihmojë meshkujve ‘gjynah’ që nuk dinë si të jenë xhentëlmen. Diçka kam menduar dhe e kam kuptuar se nuk është faji vetëm tek ata. Nëse do të flasim drejt, nga vegjëlia djemtë askush nuk i mëson si të jenë xhentëlmen, të jenë të sjellshëm dhe të dëgjueshëm, të kulturuar dhe me femrat të sillen si me damë, të gjithë shikojnë se si ta bëjnë sa më shpërfillës, derisa atyre të mirëve u thonë homoseksual, djemtë e nënës e shumë emra tjerë (edhe pse pajtohem që edhe në të mirë duhet të ketë kufi, secili kalim i kufirit është i keq).

    Përfundimi është ky: Ata thjeshtë nuk kanë pasur kënd ta shikojnë, jo derisa shoqëria kolektive kultivon sistemet e çmueshme si ajo e të qenit xhentëlmen si diçka të pazakontë dhe jo të përditshme. Me çfarë atëherë ballafaqohen femrat?! Me atë që kur loja e fatit rastësisht të njofton me ndonjë xhentëlmen, është befasi dhe diçka për tu lakmuar, dhe duhet ti falënderohesh zotit çdo ditë për këtë mirësi! Në vend se rregullin “të jesh xhentëlmen’ ta shikojmë si diçka normale dhe të zakonshme, ne kënaqemi duke u bërë të tillë, duke u lutur që tjetri në të cilin do hasim të jetë i asaj sorte… Sepse mund të na vjen nga ‘të paedukuarit’, vagabondët, kriminelët e shpejtë, të pa arsimuar që me atë fryhen, të pa edukatat që sillen nëpër bllok! Duam xhentëlmen. Por tamam të tillë!

    Më duhet të pranoj që kur kam qenë më e re disa sjellje prej vagabondi më janë dukur simpatike, dhe jam qeshur e shpesh kam ditur ti mbyll të dy sytë. Megjithatë , sa piqem (apo ndoshta plakem!), shumë e kam të rëndësishme që mashkulli me të cilin kam punë të jetë i edukuar dhe i kulturuar, të rëndësishme e kam këtë edhe për miqtë e të njohshmit, si dhe për çfarëdo mashkulli që e takoj në përditshmëri, edhe për të e kam të rëndësishme të jetë i sjellshëm. Përse është kjo e rëndësishme? Sepse nese unë jam damë (e theksoj që jam), dua ashtu dhe të ndihem, dua kështu të më trajtojnë! E kjo fatkeqësisht është e pamundur derisa nuk më rrethojnë xhentëlmenët.

    A nuk është bukur kur mashkulli është i sjellshëm, di të përmbledh më shumë se një fjali të thjeshtë, diskuton pak dhe për gjëra më të vogla, ka kulturë të përgjithshme, di të jap kompliment, ju mban derisa jeni duke ecur me taka në shkallë, ju hap derën, ju heq pallton, ju puth dorën, ju blenë ndonjëherë lule apo bën ndonjë gjest tjetër, pa ndonjë rast të veçantë, ju flet me ton të ëmbël, pa fjalë të ndyta e sharje?

    Cka do të doja në fakt të lus gjininë e fortë në emër të të gjitha damave që duan të luftojnë për meshkuj të mirë dhe me kualitet? Mundohuni ta ndërtoni veten si person të fort dhe me dinjitet, e të jesh xhentëlmen është njëra ndër gjërat themelore në rrugë për formim të mashkullit të drejt. Të jesh xhentëlmen është para së gjithash forma e qëndrimit, mënyra dhe mendimi i jetës, statusi shoqëror, e më pas edhe përparësia në komunikim me femrat. Me ngrohtësi i përshëndes ata të cilët janë të tillë, e për ata që nuk dinë i paraqes disa rregulla të shkurta për xhentëlmen, përkatësisht disa drejtime shumë të lehta e të thjeshta, me shpresë se do ti bëni:

    Mëso të thuash urdhëro, faleminderit dhe më fal ( jo ta bësh këtë për cdo gjë si mos të jesh normal, por atëherë kur është nevoja)

    Ki sjellje të mirë! Mos bërtit në lokal plot, restorant, kudo. Zgjedhe fjalorin. Mos harro që femra nuk është ortaku.

    Fort shtrëngoje dorën, urdhëro. Kapjet e lehta dhe zgjatja e dorës kot…Çfarë je? Mashkull apo bebe?

    Mbaji premtimet tuaja! Rri pas fjalës tënde, mos i hidh në të thatë sa për të thënë diçka.

    Hapja derën zonjave! Ofroja vendin tënd për tu ul nëse është nevoja.

    Kontakti me sy është shumë i rëndësishëm. Mos i shmangni shikimet e të tjerëve, duke shikuar tokën apo tavanin. Çfarë ka atje interesant. Të magjeps tavani? Regjistro kurs për të lyer dhoma. Të fascinon laminati…bëhu zdrukthëtarë.

    Ki parasysh mbajtjen e trupit. Drejtoje kurrizin, kokën lartë dhe ec si njeri, mos e luaj sharllatanin.

    Lexoje ndonjëherë ndonjë libër nuk do të sëmuresh ta jap fjalën. Arti i fjalës së shkruar kaherë ka rrëshqitur, dhe me të vërtetë shumë tjera interesante….cdo kush mund ta gjej veten në dicka. Është marre të thuash që asnjëherë nuk e ke lexuar asnjë libër. E edhe më shumë nëse lavdërohesh me atë fakt!

    Mos dëgjo thashetheme. Mos merr nëpër gojë, mos i beso atyre që bajnë fjalë, dhe mos u bëj ti i tillë…E vetmja gjë më keq se femrat që merren me jetën e të tjerëve janë meshkujt që e bëjnë këtë.

    Mos ke turp të jesh romantik. Nëse do që partneren apo femrën që të pëlqen nganjëherë ta befasosh me ndonjë gjest të bukur, nuk je mashkull i dobët as patetik. Vetëm do të tregosh sa shumë ta ndjenë që ajo është pranë teje, ta gëzosh dhe ta bësh të lumtur. Dhe kjo është shumë ok, kjo është ajo që e bën mashkulli ideal, kjo nuk të bën të dukesh budalla i dashuruar, kjo të bën të dukesh edhe më i madh. Kushdo që thotë të kundërtën, le ta vizitoj ndonjë terapeutik.

    Mirëmbaju! Jini i pastër, bukur i veshur dhe në formë! Është shekulli 21 dhe falë zotit nuk është më e çuditshme që mashkulli aktivisht të rregullohet. Andaj mos marro veten dhe rrethin me dukje të pa mbajtur “si nëpër shtëpi’.

    Ji i saktë! Mos vono: njëra prej rregullave themelore të kulturës, edukatës dhe tregimit të respektit për personin tjetër është kjo.

    Rri me të dy këmbët në tokë. Që thonë, pa u mbajtur me të madh, ‘ndezja’, ngritja e vetes në qiell dhe ngjashëm! Kjo zakonisht iriton, nuk impresionon!

    Kur do, duaj deri në qiell! Më saktë, dashuria e cila nuk është e plotë dhe e fortë, ajo e cila përfshin tradhti, gënjeshtra dhe injorim, nuk është dashuri, dhe si e tillë nuk i duhet të përzgjedhurës suaj! Nëse do të shikosh për rreth dhe të sillesh si maniak, mos hy në lidhje serioze, por kënaqu në liri. Kurseji vajzat e moralshme nga tortura jote, dhe mos e humb kohën e vlefshme as tënden as të tyren./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...