Edhepse ende nuk ka filluar sezoni „i vërtetë“, shalqinin mund ta gjeni nëpër markete të ndryshme, treg të gjelbërm nëpër kamionë rreth rrugës… Përveç që është një freskim i vërtetë veror, shalqini është burim shumë i mirë i vitaminave dhe shëndetit.
Shalqini është i pasur me likopen, antioksidansin i cili i jep atij ngjyrën e kuqe specifike, dhe zvogëlon rrezikun e krijimit të kancerit në prostatë.
Ai në të njejtën kohë mbron edhe nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit të qafës së mitrës dhe vezorëve, kurse llogaritet që përmirëson plleshmërinë.
Përveç që përmban sasi të madhe të vitaminës A, B dhe C, shalqini është i pasur me ujë (rreth 92%) dhe ndihmon në rregullimin e masës trupore sepse nuk përmban shumë kalori.
Saktësisht, 100 gr shalqi përmban 10 përqind sheqer, 90 përqind ujë, 20 miligram betakaroten, 0.5 miligram hekur, shtatë miligram kalcium, 10 miligram fosfor dhe rreth 20 kalori.
Nëse doni që nga shalqini të nxjerrni sa më shumë dobi shëndetësore, mos e ruani atë në frigorifer. Edhepse është më i përshtatshëm nëse është i ftohtë, ai në këtë mënyrë do të humb deri në 40 përqind të likopenit. Më së miri është që të ruhet në temperaturë dhome. Mirëpo, nëse e keni prerë dhe hapur, atëherë mbajeni në frigorifer.