-0.3 C
Priština
More

    Përse dridhemi në gjumë (spazma) dhe si ta pengojmë atë

    spot_imgspot_img

    Ndonjëherë zgjoheni në mes të natës për shkak të dridhjeve të duarve, këmbëve apo të gjithë trupit ose ju zgjon dikush tjetër? Spazmat në gjumë janë të lidhura me nervat, gjegjësisht me ngacmimet nervore, por kjo nuk do të thotë se paralajmërojnë ndonjë sëmundje.

    Bëhet fjalë për reagim fiziologjik dhe zakonisht ndodh kur muskujt çlodhen, menjëherë në fillim të gjumit. Këto spazma janë më të shpeshta dhe më të forta kur jeni më i lodhur, më i stresuar, i tensionuar apo i shqetësuar.

    Këto reagime nervore të muskujve janë të lidhura edhe me ëndrrat. Nëse ëndërroni çfarëdo veprimtarie, lëvizje, mundësia është më e madhe që të dridhen edhe disa pjesë të trupit. Kjo është fuqia e nënndërgjegjes e cila qëndron zgjuar edhe kur ne flejmë. E njëjta gjë ndodhë edhe kur ju dhembin pjesë të trupit – spazmat në këtë rast janë reagimi i trupit tuaj ndaj dhimbjes dhe kështu do të zvogëloni bezdinë.

    Spazmat në gjumë ndoshta as nuk do të ju zgjojnë nga gjumi, por nëse nuk fleni vetëm, mund të zgjoni partneren tuaj apo partnerin. Për të përballuar spazmat, mjekët këshillojnë disa gjëra:

    1. Shmangni situatat stresuese, sepse janë armik i madh i shëndetit.
    2. Para se të flini pini çaj bliri apo përzierje të ngjashme bimore ashtuqë trupi të relaksohet para se të shtriheni.
    3. Një dush i ngrohtë para se të fleni ndihmon në çlodhje të trupit.
    4. Mundohuni të shtriheni në kohë dhe të fleni tetë orë në ditë.

    Nëse spazmat janë të shpeshta dhe ju shqetësojnë, duhet të konsultoheni me mjekun, por është fakt se sëmundje të njohura të sistemit nervor rrallë lexohen në këtë mënyrë.
    /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...