0.8 C
Priština
More

    Përse çokolata është e mirë për shëndetin e gruas

    spot_imgspot_img

    Herën tjetër kur të ia mësyni një rendi çokolate, mos u ndjeni fajtore, pasi ajo mund të jetë shumë e mirë për shëndetin tonë. Po jua zbulojmë mundësinë e çokolatës për të ndikuar në shëndetin e femrës.

    Një kohë të gjatë rron konflikti nëse çokolata është e mirë për shëndetin apo e dëmshme. Sapo ndonjë studim na lumturonte duke na thënë se duhet të hamë çokolatë në të mirë të shëndetit tonbë, nga ana tjetër, ndonjë studim tjetër e paraqiste këtë ëmbëlsirë tonën kaq të dashur si dëmtuesin numër një të shëndetit tonë. Ne jemi në anën e grupit të parë dhe po ju sjellim pesë arsye se përse duhet ngrënë çokolatë, e sidomos gratë.

    Mund ta pakësojnë dhimbjen

    Një hulumtim ka treguar se receptorët e dhimbjes reagojnë shumë më ngadalë nëse hamë çokolatë. Por, po o njëjti hulumtim ka treguar se ky efekt pozitiv mund të shpjerë në shëndoshje, prandaj s’duhet tepruar me çokolatë.

    Parandalon komplikimet gjatë shtatzënisë

    Teobobona, substance që gjendet në çokolatë mund ta zvogëlojë rrezikun e krijimit të preklampsisë, njërës nga komplikimet më të shpeshta me të cilat ballafaqohen shtatzënat. Në këso rastesh duhet të zgjidhet çokolata e errët, me përqindje sa më të lartë të kakaos. Konsumimi I kësaj çokolate mund ta ulë për 69 për qind

    Luftëtare e fuqishme kundër PMS-it (sindromit paramenstrual)

    Çokolata liron hormonin e lumturisë, endorfinën dhe në këtë mënyrë na e ul anksiozitetin, e krahas kësaj është përplot magnez, e cila gjithashtu njihet si njëra nga arsyet më të mira të ngritjes së humorit. Pasi ta lexoni këtë nuk do të habiteni më përse gjatë kohës së PMS-it organizmi juaj do të kërkojë mu çokolatë.

    Mbron nga sëmundjet e zemrës

    Hulumtuesit suedezë kanë dëshmuar për ndikimin e mirë të çokolatës në sëmundjet e zemrës. Vullnetarët që rregullisht kanë ngrënë çokolata pa sheqer me 72 për qind kakao, u zvogëlohet për 18 për qind aktiviteti I enzimës që e shkakton shtypjen e lartë të gjakut.

    Ndihmon të mbeteni të hollë

    E dimë që tingëllon e pabesueshme, por disa hulumtime kanë treguar se ata që kanë ngrënë rregullisht sasi të vogla çokolate kanë indeks më të vogël të masës trupore. Të anketuarit që thonë se kanë ngrënë më shpesh çokolatë (disa herë në javë) janë më të dobët se ata që thonë se kanë ngrënë vetëm herë pas here.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...